Zbardhet dëshmia e shqiptarit që pasi mbeti i plagosur me thikë, qëlloi me armë shtetasin italian në Alba Adriatica të shtetit fqinj.
Mediat italiane raportojnë sot se shqiptari Arlin Cera, 33 vjec , i cili punonte si kamarier, ka rrëfyer në polici se ai qëlloi për t’u vetëmbrojtur.
33-vjeçari ka treguar se Lillo Luciani nisi të bëhej i bezdisur te një pjesë e personelit, dhe fillimisht ai rrëfen se i ishte kërkuar që të ishte i kujdesshëm.
“Ai u bë shqetësim edhe për klientët. Por pasi iu tërhoq vëmendja, u rikthye për të marrë hak”, tregon më tutje Cera.
Sherri ka nisur brenda Hotel Resorant “Atlante”, ku po zhvillohej një mbrëmje me muzikë. Në konflikt e sipër, shqiptari u qëllua me thikë brenda lokalit nga italiani 38-vjeçar nga Bari. Më pas, 33-vjeçari nxori pistoletën duke qëlluar me të italianin, jashtë ambjenteve të restorantit.
Po sipas mediave, të dy personat e përfshirë në konflikt janë me precedentë të mëparshëm.


