Ish deputetja e PD, Oriola Pampuri ka folur për mënyrën e menaxhimit të pandemisë duke thënë se është e rëndësishme hapja e pavijoneve për të kuruar të infektuarit në spitalet rajonale.
Në intervistën për emisionin “Me Xhaxhiun” Pampuri thotë se e vetmja e mirë që bëri qeveria për pandeminë ishte vendimi për të miratuar paketën e parë dhe të dytë për shtresat më të prekura.
E paralajmëruam për një valë të dytë që të merrte masa, absolutisht asnjëra nuk u mor parasysh. I propozuam që të merreshin masa për hapjen e spitaleve rajonale në mënyrë që të ndërtohet mekanizmi për aparaturat e duhura, jo vetëm shtretërit. Duke mos patur pavijone në spitale rajonale, kemi mbingarkesë në QSUT por edhe në spitalet Covid.
Është përdorur politikisht se e gjithë kjo situatë është përdorur në valën e parë dhe e kemi shprehur se kemi një kurbë të çuditshme. E kemi denoncuar, e kemi ngritur alarmin dhe sot jemi përballë fakteve të tilla”, tha Pampuri.


