• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRKUJTIMI I TË VRARËVE/ Homazhe për ’21 JANARIN’. Rama: Drejtësia ka humbur, beteja JO
Home
Aktualitet
Drejtësi

PËRKUJTIMI I TË VRARËVE/ Homazhe për ’21 JANARIN’. Rama: Drejtësia ka humbur, beteja JO

21 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Familjarët e viktimave të 21 janarit kanë folur në takimin përkujtimor në kryeministri.

Teksa kanë marrë fjalën njëri pas tjetrit, ata kanë kërkuar nga institucionet përkatëse vetëm drejtësi.

Ata kanë akuzuar drejtpërdrejtë, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha.

Pas fjalës së marrë nga familjarët e viktimave, momentalisht po flet Kryeministri Rama.

Në fjalën e deritanishme Rama ka përmendur se padrejtësitë e kësaj ngjarjeje do të mbyllen njëherë e mirë. Kjo sepse ajo ka humbur beteja, gjatë gjithë historisë së një kombi si Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se Plaga e padrejtësisë në këto familje është 7 fish më sunduese.

“21 janari është kthyer në një dëshmitar kombëtar i pa fuqisë çerekshekullore të këtij njeriu përballë drejtësisë së tredhur nga krimi.

Një pasqyrë kombëtare të betejës së shpallur tre vitet e fundit të sistemit të drejtësisë, ku në çdo hap ndeshemi nga celula anti reformë.

Sot prindërit janë 7 vjet më të moshuar. Plaga e padrejtësisë në këto familje është 7 fish më sunduese” tha Rama.

“Nuk dua ta fsheh, 21 janari vjen në një vigjilje në një sëkëlldi. Kjo peshon ndjeshëm në çdo vit në prag të një takimi tradicional. Pesha e kësaj sëkëlldie ja lë vendin një kthjelltësie pas takimit me familjarët.

Kur vjen fjala te drejtësia ky padurim artikulim si një spazëm e dhimbshme. Nuk po shohim asgjë, është fjalia që e përmbledh atë.

Krejt kuptueshëm vigjilja e 21 janarit e bëjnë lënguese spazmën. Pse nuk i fut në burg, jeni të gjithë vrasës, jeni të gjithë hajdutë, jeni që mos qofshi dhe shto ujë akuzash e shto mjell mallkimesh.

Përballë shpërthimit të zëshëm mund të arrish të dyshosh që këta njerëz nuk e kanë marrë vesh ende ndryshimin e sistemit në Shqipëri, nga sistemi i drejtësisë popullore në shtetin e së drejtës.

Sot kemi jo vetëm një popull që aspiron drejtësinë dhe e pret atë me padurim, por edhe një palë njerëzish të motivuar, politikanësh që shumicës qeverisëse që kanë të gjithë durimin për ta çuar deri në fund shkatërrimin e botës që u ka nxirë jetën kaq shumë shqiptarëve.

A ka humbur drejtësia? Drejtësia pas viteve të diktaturës ka qenë një humbëse e madhe sa herë që padrejtësia e parasë ka qenë palë e interesuar në proces. Sidoqoftë drejtësia ka humbur beteja, por jo luftën.

Sot njerëzit e sfilitur nga ndjenja e drejtësisë që nuk vjen kërkojnë padurim skalpin e fajtorëve, kërkojnë larjen e një hesapi të madh pas një cerek shekulli.”

***

Po ashtu në një njoftim për mediat thuhet se do të zhvillohen homazhe përgjatë Bulevardit të Dëshmorëve.

Holli qendror i Kryeministrisë: 21 Janari në rrugën e Reformës në Drejtësi

Posted by Edi Rama on Sunday, January 21, 2018

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Formacionet zyrtare: Atalanta – Napoli
Previous article (FOTO) "Tenovela" Aubameyang, publikohet KARIKATURA e ditës

g.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT