• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRKEQËSOHET SITUATA NË KAKAVIJË/ Pamjet me dron nga radhët e mjeteve që shkojnë në 25 km! Qytetarët prej 4 ditësh të bllokuar (VIDEO)
Home
Sociale

PËRKEQËSOHET SITUATA NË KAKAVIJË/ Pamjet me dron nga radhët e mjeteve që shkojnë në 25 km! Qytetarët prej 4 ditësh të bllokuar (VIDEO)

15 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Situata e rënduar në pikën kufitare të Kakavijës vijon të përkeqësohet ku ditën e sotme janë shtuar mjetet që presin të kalojnë kufirin duke e çuar radhën deri në 25 kilometra.

Sipas Report Tv, raportohet se vargu i makinave ka arritur deri në fshatin Grapsh  gjatë orëve të natës. Pala greke e ka mbyllur kufirin e saj në orën 22:00, por kjo nuk ka penguar qytetarët t’i drejtohen kufirit për të ikur në territorin grek duke sjellë shtim të makinave që presin për të kaluar dhe përkeqësim të situatës.

Kjo situatë vijon prej 4 ditësh, duke u kthyer në një krizë humanitare, ku qytetarët vijojnë të qëndrojnë në temperatura tepër të lart.

Sipas kufizime të reja që ka vendosur  Greqia pjesë e masave për pandeminë, duke filluar nga 16 gushti, në pikët kufitare të Kakavijës nuk do të mund të kalojnë më shumë se 750 persona, ndërsa nga ajo e Kapshticës 300 persona. Nuk dihet ende se si do të veprohet me radhët e qytetarëve që prej ditësh presin të bllokuar në rrugë.

Ditën e djeshme ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte prezente në Kakavijë ku siguroi se qytetarët nuk do u mungojnë nevojat baze, duke sjellë ujë, ushqim, tualete të lëvizshme dhe ekipe mjekësore për tu ardhur në ndihmë.

Përpjekjet e bisedimeve nga Ministria e Jashtme që pala greke të vijonte punën e dhe gjatë natës, përtej orarit 22:00 të përcaktuar nuk arritën në dakordësi. Ora 22:00 e mbrëmjes së djeshme shënoi mbylljen e kufirit nga pala greke për të rinisur punën sot sërish në 06:00. Pala greke arriti vetëm të dërgonte disa ekipe mjekësore më shumë në kufi për të bërë tamponin për të përballuar fluksin e lartë. Gjithashtu u vendos që testimi të bëhej me kampion1 në 10 makina, në mënyrë që të lehtësohej sa më shumë lëvizja.

E gjithë kjo radhë është krijuar jo vetëm për shkak të tamponi dhe mbylljes së kufirit gjatë natës, por dhe fatit që duke filluar nga nesër çdo qytetar që hyn në Greqi duhet të karantinohet 7 ditë. Kjo ka bërë që qytetarët të zgjedhin të kalojnë para kësaj date, por kjo ka shkaktuar fluks të papërballueshëm për palën greke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KA RREZIK PËR…”! Rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, Franca dërgon kontigjent detar në mbështetje të Athinës
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË FUSHË-KRUJË/ Makina përplaset me motoçikletën, ndërron jetë i moshuari

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT