• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA RREZIK PËR…”! Rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, Franca dërgon kontigjent detar në mbështetje të Athinës
Home
Nderkombetare

“KA RREZIK PËR…”! Rriten tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, Franca dërgon kontigjent detar në mbështetje të Athinës

15 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Franca urdhëroi forcat e Mesdheut lindor t’u vijnë në ndihmë trupave greke, në një kohë kur është tensionuar ballafaqimi mes Greqisë dhe Turqisë lidhur me të drejtat për shpim-kërim në një territor të diskutueshëm.

Presidenti francez, Emannuel Macron, tha se Turqia ishte ajo që kishte krijuar tensione me atë që ai e cilësoi “veprim i njëanshëm” duke dërguar një anije kërkimi për të analizuar një zonë në Mesdheun lindor që Greqia dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë si zonë ku vetëm Greqia ka të drejtë shfrytëzimi.

Turqia e interpreton ndryshe ligjin detar. Ankaraja zyrtare kundërshton pretendimin grek mbi ishujt në fjalë. Kohët e fundit Turqia nënshkroi një marrëveshje detare me Libinë dhe të dyja ngritën pretendime mbi një pjesë të zones në fjalë.

Greqia u kundërpërgjigj javën e kaluar duke nënshkruar marrëveshje me Egjiptin dhe duke u futur në zonën e përbashkët turko-libiane, gjë që acaroi Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Që nga ai moment, forcat greke e turke kanë qenë në gjendje gatishmërie. Kontigjenti i forcave franceze përfshin një fregatë, një helikopter amfib dhe dy avionë luftarakë, ndërkohë që ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt njoftoi se kryqëzori amerikan USS Hershel “Woody” Williams po dërgohej në rajon.

Këto përforcime pasojnë dislokimin e një flote turke që mbron anijen e kërkimeve Oruc Reis gjatë lundrimit në ujërat mes Kretës dhe Qipros, duke analizuar tabanin e detit në zonën e diskutuar. Presidenti Erdogan paralajmëroi se Turqia do të kundërpërgjigjet nëse sulmohet anija e saj.

Megjithëse nuk ka pasur shpime për naftë ose gaz në zonë, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis akuzon Turqinë se po luan një lojë të rrezikshme, duke kryer provokime. Ai paralajmëroi se më tepër se sa negociata mund të pasojnë një hap të gabuar.

Ka rrezik për aksidente, tha ai në një fjalim të transmetuar nga televizioni në shkallë kombëtare të enjten. Një numër i madh forcash ushtarake janë përqëndruar në një zonë të vogël, shtoi kryeministri grek. Megjithëse Greqia nuk do të jetë e para të përshkallëzojë këtë ballafaqim, ajo nuk do të rrijë duarkryq dhe nuk do të tolerojë provokimet, tha zoti Mitsotakis.

Analistët parashikojnë se ballafaqimi do të tensionohet më tej para se të fillojë ulja e gjakrave, kur Athina dhe Ankaraja të ulen për të diskutuar probleme që nuk kanë gjetur zgjidhje prej dekadash./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mali i Zi hap kufijtë me Shqipërinë, por me test COVID-19
Previous article PËRKEQËSOHET SITUATA NË KAKAVIJË/ Pamjet me dron nga radhët e mjeteve që shkojnë në 25 km! Qytetarët prej 4 ditësh të bllokuar (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT