Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë pasditen e sotme territorin e vendit tonë, kanë shkaktuar problem në autostradën Tiranë-Durrës.
Shihet në pamje që uji ka mbushur korsinë e lëvizjes se makinave. Raportohet se disa makina kanë dalë në pjesën anësore të rrugës, (siç shihet nga pamjet më poshtë), pasi qarkullimi është bërë i vështirë.


