• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INVESTIGIMI/ Revista amerikane: Rusët kanë financuar lobimin e PD-së dhe LULZIM BASHËS në Uashington (FOTO)
Home
Shqipëri

INVESTIGIMI/ Revista amerikane: Rusët kanë financuar lobimin e PD-së dhe LULZIM BASHËS në Uashington (FOTO)

6 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Një investigim i thelluar nga “Mother Jones”, që mban firmën e David Corn, Hannah Vevintova dhe Dan Friedman ka hedhur dritë mbi çështjen e përfolur të lobimit të Partisë Demokratike Shqiptare në SHBA, nga një kompani fantazmë.

Tani rezulton se pas kompanisë në fjalë qëndron Rusia, e cila sponsorizoi Bashën në SHBA dhe u përpoq të ndikonte të zgjedhjet në Shqipëri, me synim krijimin e tensioneve politike në Ballkan, për të penguar integrimin e vendeve në BE.

Investigimi

Disa prej elementëve në një histori të çuditshme ndikimi që ngre dyshimet se rusët në mënyrë të fshehtë përdorën republikanët në Uashington në përpjekje për të shkaktuar konflikte politike në Ballkan janë: një ish-ndihmës i fushatës së Donald Trump i cili punon si lobit, një pagesë gjysëm milionë dollarë, një parti e djathtë shqiptare, katër kongresmenë Republikanë, Breitbart News, një administrues i një restoranti kosher në Nju Jork, një shërbim të dhënash online që promovon gratë e “bukura” ukrainase, dhe kompanitë e naftës të lidhura me Rusinë. 

Është një histori e ndërlikuar me shumë intriga politike. Një vit më parë, një kompani fantazmë skoceze e quajtur Biniatta Trade, e përbërë nga dy kompani nafte me qendër në Belize, paguan një lobist republikan dhe ish-ndihmës i fushatës së Trump i quajtur Nick Muzin në mënyrë që të ndihmonte Partinë Demokratike të Shqipërisë në SHBA. Në atë kohë, ishin duke u zhvilluar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, dhe e djathta po e sfidonte qeverinë e drejtuar nga Partia Socialiste. Qeveria udhëhiqej nga kryeministri Edi Rama, i cili po e drejtonte Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian dhe kishte parlajmëruar për rritjen e ndikimit rus në Ballkan. Si për rastësi (ose jo edhe aq rastësisht), dy kompanitë e naftës nga Belize që qëndronin pas Biniatta Trade ishin që të dyja të lidhura me firma të kontrolluara nga rusët.

Nga kjo del se subjekte të lidhura me Rusinë ndërhynë në mënyrë të fshehtë në SHBA në mënyrë që të ndikonin te zgjedhjet në Shqipëri.

shkrimi

Shkrimi në fjalë te “Mother Jones”

skema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Reshje të shumta shiu, përmbytet autostrada Tiranë-Durrës (VIDEO)
Previous article Franca cakton moshën 15-vjeçare për nisjen e marrëdhënieve seksuale

F.autor

Postime të ngjashme

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT