• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRKEQËSIMI I MOTIT/ OSHEE nxjerr në terren 2200 punonjës. Ja SITUATA në gjithë vendin (FOTO)
Home
Sociale

PËRKEQËSIMI I MOTIT/ OSHEE nxjerr në terren 2200 punonjës. Ja SITUATA në gjithë vendin (FOTO)

4 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE Sh.A, po ndjek me vëmendje problematikën e shfaqur në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe situatën e furnizimit me energji elektrike.

Bazuar në planin e masave të divizionit të Shpërndarjes në kompaninë OSHEE, në terren janë angazhuar rreth 2200 punonjës, në nënstacione, fidra dhe nivel kabinash.

Nga të dhënat më të fundit që raportohen nga dispeceritë rajonale në 11 rajonet e OSHEE në vend, vërehet përmirësim i situatës së furnizimit me energji në raport me orët e mëngjesit dhe ditës së shkuar, kur pati reshje shiu në formë stuhie si pasojë e erërave të forta.

OSHEE sqaron se në disa zona stakimi i energjisë elektrike ka qenë i detyruar si masë sigurie me qëllim shmangien e rreziqeve për punonjësit që punojnë prej 48 orësh në terren pa ndërprerje për riparimin e defekteve.

Nga 15 fidra që janë aktualisht jashtë pune, më shumë se gjysma e tyre janë stakuar nga OSHEE për shkak të përmbytjes së Nst dhe kabinave, kryesisht në pjesën jugore të vendit ku shtrihet Vjosa, por edhe Osumi.

Sikurse shikoni nga fotot, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosë, si rezultat i reshjeve të dendura të ditës së djeshme janë stakuar si masë sigurie për efekt të përmbytjeve fiderat Fratar, Klos të N/St Poçem dhe Fiderat 6, 20 dhe 25 të N/St Kafaraj.

Rajoni më i prekur nga defektet vijon të jetë rajoni Gjirokastrës. Janë riparuar plotësisht defektet në rajonin e Durrësit dhe në rajonin e Elbasanit.

Në zonat rurale paraqitet e vështirë puna për riparimin e defekteve pasi linjat janë kryesisht ajrore gjë që sjell dhe vonesë në riparimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Liverpool kalon në avantazh ndaj Tottenham, Salah autor i golit
Previous article Vjosa merr përmasa të FRIKSHME/ Pamjet tregojnë rrjedhën e ujit që... (Video)

F.autor

Postime të ngjashme

"KEMI BESIM TË PLOTË TE SPAK"/ Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit Breaking News

"KEMI BESIM TË PLOTË TE SPAK"/ Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte Breaking News

FLET NGA NEW YORK/ Rama: Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, SHBA nuk bëri më të mirën për të! S’duhej lejuar që ajo farsë të fillonte

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT