• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe nga Vlora drejt Brindizit
Home
Sociale

PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Pezullohen lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe nga Vlora drejt Brindizit

9 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Përkeqësimi i motit në fundjavë, të dielën nuk do të ketë lundrim tragetesh nga Durrësi drejt Barit e anasjelltas, si dhe nga Vlora drejt Brindizit.
Vendimi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike përgjatë bregdetit shqiptar nga ora 14:00 e së shtunës deri në mbrëmjen e vonë të së hënës do të ketë pezullim të lundrimeve për mjetet e vogla të lundrimit, ndërsa të dielën pezullohen dhe linjat e trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindizi-Vlorë. Era do të fryjë në drejtimin jug-juglindje dhe jug-jugperëndim në forcën deri 7- 9 bft dhe me shpejtësi deri 25-45 m/s.

Kjo parashikohet sipas hidrometereologëve të shkaktojë dallgë në lartësinë 2.50 deri 4 metra në det të hapur, ndaj “me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike” DPD ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Në njoftimin e autoritetit detar bëhet me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalisht, ndërsa lundrimi i tyre do të ndalohet të dielën për shkak të detit të trazuar. Ndërkohë trageti i linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojë normalisht ditën e diel, ndërsa në lidhje me linjën Sarandë-Korfuz-Sarandë do të njoftohet në ditët ne vijim, pasi nuk ka ndryshime.

Për tri ditë radhazi, duke nisur nga ora 17:00 e datës 9 mars, për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit përgjatë të gjithë bregdetit shqiptar nuk do të jepen leje për daljen në det.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 22:00 të datës 11 mars.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM MENDUAR TË VRAS VETEN"/ Zamira Kita në një rrëfim ndryshe në podcastin e kryeministrit, Rama
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT