Nga shiu i dendur që ra ditën e sotme në zonën e Gramshit, banorët e fshatit Çekrez kanë pikasur një automjet që ishte rrëmbyer nga lumi Devoll.
Automjeti aktualisht gjendet në shtratin e lumit dhe dyshohet se ka qënë parkuar pranë shtratit nga banorët e zonës, dhe është vënë përpara nga rrjedha e lumit e ardhur pa pritur nga shirat e rrëmbyeshëm që ranë gjatë pasdites në Korçë dhe Gramsh.
Policia është thirrur në vendngjarje dhe nga të dhënat paraprake mjeti në momentin e marrjes nga rryma nuk ka patur persona brenda.



