• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRJASHTIMI I BERISHËS NGA PD/ Revoltohet edhe Oerd Bylykbashi kundër Bashës: Nuk vazhdohet më kështu
Home
Politikë

PËRJASHTIMI I BERISHËS NGA PD/ Revoltohet edhe Oerd Bylykbashi kundër Bashës: Nuk vazhdohet më kështu

28 September, 2021 Delo.autor Politikë

Oerd Bylykbashi iu është bashkuar deputetëve rebelë kundër Lulzim Bashës, pas vendimit të këtij të fundit për përjashtimin e Sali Berishës.

Bylykbashi thotë se nuk mund të vazhdohet më kështu.

“Demokraci e largët

Në Britani, një grup deputetësh rebelë të Partisë Konservatore në qeveri kundërshtuan para disa muajsh planin e qeverisë së Boris Johnson për të ulur ndihmën e huaj për vendet e treta.

Ata kërcënuan me një votim në parlament për këtë çështje kundër qeverisë së vet.

Deputetët rebelë përfshinin katër ish-ministra britanikë dhe drejtuesit e tetë komisioneve të rëndësishme parlamentare. Pra këta rebelët kundër qeverisë së vet ishin figura më këllqe në partinë në pushtet.

Ky fakt bëri lajm në Britani. Por për ne lajm do të ishte diçka tjetër: rebelimi brenda partisë në pushtet ndaj lidershipit. Apo thjesht rebelimi brenda partisë.

Ky rebelim në Britani nuk sjell si pasojë largimin e deputetëve rebelë, por ka më shumë shanse që lidershipi të ndryshojë politikën e tij. Pra atje nuk mjafton çfarë mendon “i pari”, “i madhi fare” apo “i gjati”, por duhet kolegjialitet më i madh brenda partisë në vendimet e rëndësishme.

Ne mund të ndërrojmë sa të duam sisteme zgjedhore, por po nuk u demokratizuan partitë nga brenda, nuk do të ketë ndryshim të politikës dhe është e kotë të kërkojmë demokraci në qeverisje. Nëse të prishet motori i makinës nga karburanti mos ndërro makinën, por kompaninë e karburantit.

Sa kohë partitë nuk do të demokratizohen në mënyrën si marrin vendimet dhe njishi bën ligjin, nëse do të ndodhte tek ne ajo që ndodhi në Britani, do të ishte e sigurt që kjo do të çonte në anatemimin dhe largimin e deputetëve rebelë dhe jo që qeveria, lidershipi apo “i madhi” të ndërronin qëndrim.

Më 8 dhjetor 1990 nuk kërkuam demokracinë e liderit, por demokracinë e individëve të lirë. Ndaj kjo që ndodhi në Britani është shumë larg.

Jo në kilometra por në vite. 8 dhjetori po vjen sërish për të na kujtuar që “diku u ngatërruam dhe shtegu na çoi teposhtë”. Nuk vazhdohet më kështu! Le ta ndryshojmë të gjithë bashkë!”, shkruan Bylykbashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “I KEMI DHËNË LIRI NJËRI-TJETRIT/ Will Smith pranon se bashkë me partneren e tij kanë pasur marrëdhënie seksuale me persona të tjerë
Previous article E RËNDË NË DURRËS/ Po punonte në ballkonin e katit të tretë, bie nga lartësia 53-vjeçari

Delo.autor

Postime të ngjashme

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT