• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRJASHTIMI I 8 DEPUTETË TË OPOZITËS/ Gjekmarkaj dhe Tabaku ‘protestojnë’ në mbledhjen e kryetarëve
Home
Politikë

PËRJASHTIMI I 8 DEPUTETË TË OPOZITËS/ Gjekmarkaj dhe Tabaku ‘protestojnë’ në mbledhjen e kryetarëve

11 October, 2023 s.autor Politikë

Në Konferencën e Kryetarëve dy deputetët e opozitës, Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku kanë kundërshtuar vendimin e Kuvendit për pezullimin e 8 deputetëve për 10 ditë si masë disiplinore.

“Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet një slogan juaji “Shqipëria që duam” dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni “opozita që duam”. Akti ynë ishte simbolik.”- tha Gjekmarkaj.

Edhe Tabaku qëndroi në të njëjtën linjë me Gjekamarkaj. Ajo u shpreh se nga reagimi i deputetëve të opozitës nuk u cenua njeri por ishte një lloj forme demokratike e protestës.
“Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm. Seanca u bllokua për një kërkesë legjitime që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat të fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste.”- tha Tabaku.
Tetë deputetë të opozitës u përjashtuan me kërkesë të Partisë Socialiste për shkak të incidenteve në përfundim të seancës të gjatë të Kuvendit, ku bllokuan foltoren duke bërë që maratona të mbyllet pa u votuar rendi i ditës.

Deputetët e përjashtuar për 10 ditë janë Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Policia dhe FNSH zbarkojnë në Vlorë, zbulohet një sipërfaqe e mbjellë me kanabis
Previous article TAKON AMBASADOREN E IZRAELIT/ Nikolla: Dënojmë terrorizmin dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT