• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Peripecitë e 31 vjeçares shqiptare për t’i shpëtuar vdekjes dhe “TERSI” britanik. Si u KAP me identitet të rremë 31 vjeçarja e sëmurë…
Home
Breaking News

Peripecitë e 31 vjeçares shqiptare për t’i shpëtuar vdekjes dhe “TERSI” britanik. Si u KAP me identitet të rremë 31 vjeçarja e sëmurë…

18 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Kardifit në Britani të Madhe ka dënuar me 14 muaj burg një grua shqiptare, e cila përdorte identitet të rremë për të bërë transplant veshke.

Mediat angleze shkruajnë se 31-vjeçarja Fatmira Tafa përdorte dokumente greke të falsifikuara me emrin Eleni Manola.

Ajo kishte shkuar në Britani të Madhe, e fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Kur mbërriti në shtetin ishullor, aty mori dokumente false greke, në mënyrë që të bënte transplant të veshkave në Spitalin Universitar të Uellsit në Kardif. Ky transplant kushtonte 72 mijë Paund. Pasi u zbulua mashtrimi i saj, 31-vjeçarja përfundoi në Gjykatë në Tetor të vitit 2016.

Para Gjykatës ajo tha se ishte njohur në internet me një person të quajtur Ndriçim Bengasi, me të cilin krijoi lidhje. Sipas Fatmirës, ajo besonte se Ndriçim Bengasi do ta ndihmonte për të marrë dokumente ligjore, por nuk ndodhi kështu pasi personi në fjalë ishte larguar. Gjithashtu, nëpërmjet ambasadës greke në Londër është vërtetuar se identiteti Eleni Manola është një person i vërtetë. Ndërkohë, avokati mbrojtës i shqiptares tha në Gjykatë se “veprimet e saj ishin për të shpëtuar jetën. Shqipëria nuk ka shërbim shëndetësor falas.

Ajo po përballej me vdekjen dhe nëse nuk do të kishte ndërmarrë vendimin për t’u operuar, kush e di ku do të ishte tani”. Megjithatë, gjyqtari Jeremy Jenkins deklaroi se pavarësisht situatës së rëndë shëndetësore në të cilën gjendej, falsifikimi i dokumenteve është një vepër penale që nuk tolerohet. Për këtë arsye, Gjykata e dënoi Fatmira Tafën me 14 muaj burgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Revolucion” te Paris SG, Thiago Silva dhe 5 futbollistë të tjerë nxirren në shitje…
Previous article Shefi i CIA takim sekret me Kim Jong në Kore, Trump reagon habitshëm

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT