• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Përgjimi zbulon kush e organizoi rrëmbimin e 13-vjeçares: Mos e prano fajin, për biçikletën thuaj…
Home
Breaking News

Përgjimi zbulon kush e organizoi rrëmbimin e 13-vjeçares: Mos e prano fajin, për biçikletën thuaj…

19 May, 2018 anxheladoko Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas arrestimit të tre të rinjve nga Roskoveci që rrëmbyen dhe tentuan të abuzonin me një fëmijë, vajzë 13-vjeçare nga Fieri, del në pah sesi ata u zbuluan nga Policia e Fierit prej përgjimeve.

Policia tha se nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se tre të dyshuarit kanë vepruar me paramendim pasi ishin kujdesur edhe të vendosnin shtroje në vendin ku do të kryenin krimin e tyre. Ndonëse se familjarët e Marjus Çalamënit kanë pretenduar se 24-vjeçari ka qenë duke vjelë domate në momentin e ngjarjes dhe se biçikletën jua kishte dhënë shokëve të tij, nga hetimet paraprake është konkluduar se të tre të arrestuarit, Jorges Dosti, Marjus Çalamëni dhe Redion Tereziu kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin për kryerjen e këtij krimi. Mësohet se nga përgjimet ambientale të kryera pas shoqërimit të tre të rinjve ata kanë diskutuar të tre me njëri-tjetrin se si do të deklaronin kur të merreshin në pyetje.

Nga përgjimet është konstatuar se 24-vjeçari Jorges Dosti ka qenë edhe organizatori i planit për dhunimin e të miturës. Ai mësohet t’u ketë thënë të dy shokëve që të mos e pranojnë ngjarjen. Marjus Çalamëni u ka kërkuar mendim dy shokëve se si do justifikonte faktin se në vendngjarje kishte mbetur biçikleta e tij. Jorgesi e ka këshilluar të shprehet se biçikletën ja kishte dhënë një shoku dhe nuk e di se ku e kishte lënë shoku i tij. Po ashtu nga përgjimet dhe hetimet e deritanishme është konkluduar se 24-vjeçari Jorges Dosti që ishte edhe fqinj me të miturën ka planifikuar dhe organizuar krimin, ndërsa është ndihmuar nga dy shokët e tij Redion Tereziu dhe Marjus Çalamëni, ku ky i fundit mësohet të ketë luajtur rolin e rojes deri në momentin që u zbuluan nga familjarët e 13-vjeçares.

Nisur nga këto prova që prokuroria i ka paraqitur ditën e djeshme gjykatës,shkruan Balkanweb, kjo e fundit ka vendosur të caktojë masën e sigurisë arrest në burg ndaj tre të ndaluarve, masë që pritet të rivlerësohet nga gjykata e të miturve në Vlorë, ku edhe do të zhvillohen procedurat e mëtejshme të kësaj çështjeje për shkak të kompetencën. Tre te arrestuarit e sipërcituar akuzohen për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal. Ngjarja e ndodhur ka lënë pasoja të pariparueshme tek e mitura, pasi sipas familjarëve veç tronditjes psikologjike dhe dëmtimeve fizike, ata janë detyruar që ta largojnë nga fshati dhe nga shkolla e saj me qëllim që të mospërballet me mentalitetin e moshatarëve të banorëve të tjerë të fshati.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Basha publikon videon e plotë të gazetarit që përgjoi Agron Xhafajn/ Ja akuzat që rëndojnë...
Previous article Real Madrid projekton merkaton e verës, ja emrat e "nxehtë" në orbitën e "galaktikëve"

anxheladoko

Postime të ngjashme

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm Breaking News

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT