• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMET/ “Shkoi për vizitë edhe në shtëpinë e…”, zbulohet roli dhe itinerari i kolumbianit
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRGJIMET/ “Shkoi për vizitë edhe në shtëpinë e…”, zbulohet roli dhe itinerari i kolumbianit

30 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me sasinë prej 430 kg Kokainë të kapur në Frakull të Fierit pak ditë më parë, në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA.

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur bisedat mes disa prej anëtarëve të grupit, të cilat tregojnë skemën e funksionimit të organizatës kriminale.

Çervanaku, sikurse rezulton nga përgjimet, mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Siç thamë edhe sipër personat kyç në këtë histori, e cila duket e përsëritur shpesh në vitet e fundit në Shqipëri, janë Viktor Çervanaku, djali i tij Denilson Çervanaku, si pritës të mallit, dhe porositësi i kësaj ngarkese, Nikolin Gjolena.

Kujtojmë se SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me agjensitë partnere ligjzbatuese kanë arrestuar 10 persona, ku gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetet, Tiranë, Lushnje dhe Fier, policia mundi të sekuestrojë ndër të tjera, 3 armë zjarri kallashnikov, 3 armë zjarri pistoletë, 5 automjete.

Janë sekuestruar gjithashtu: 20 paleta me rreth 24 ton ‘pleh artificial’, brenda të cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se përmban një sasi prej 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë, vlera e saj kap shifrën rreth 40 milionë euro.

Operacion që nxorri edhe njëherë në pah, ashtu si në rastin e pritësit të mallit, Viktor Çervanakun, përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Por po kështu edhe inkrimimin e administratës shtetërore, postet e të cilës drejtohen nga persona me rekorde kriminale. Ashtu si në rastin e Viktor Çervanakut që mbante së fundmi detyrën e drejtorit të një drejtorie pranë OST. Ndërkohë që më herët ishte i njohur për rekordet e tij kriminale në trafikun e klandestinëve dhe lëndëve narkotike.

Por që duket se kjo e shkuar nuk e pengoi të vazhdonte karrierën e tij. Statura e një pseudopatrioti, që ndërsa hiqej si një mbrojtës i zellshëm i kryeministrit Rama dhe punës së tij, duke sharë e mallkuar në rrjetin e tij social me gjuhë vulgare këdo që mendonte ndryshe nga partia në pushtet ku aderonte, në krahun tjetër, në ombrellën e të paprekshmit, që i kishte krijuar vetes, si njeri i pushtetit, Çervanaku shfrytëzonte postin për të vazhduar punën e tij në trafikun e drogës.

Punë e cila nëse do të finalizohej me sukses, do ti siguronte miliona euro fitim atij dhe njerëzve me të cilët bashkëpunonte.

Ndërkohë që kjo histori na tregoi njëkohësisht edhe lidhjet e fuqishme që tashmë krimi shqiptar ka krijuar me kartelet në Kolumbi.

Ku gjatë bisedave doli qartë edhe prania e tyre në Shqipëri. Ku tashmë në kërkim nga policia është edhe një shtetas kolumbian, i identifikuar si Samir Rodriguez.

Rodriguez, pasi kishte hyrë në Shqipëri, lëvizte me një automjet të marrë me qira nga Klajdi Kodra, automjet që drejtohej nga Redion Meshi. Ndërsa në makinën në pronësi të Julian Malaj që drejtohej nga ky i fundit, udhëtonte si pasagjer Bledar Matoshi.

Kolumbiani Rodriguez që rezulton se ka qenë në Greqi, dhe më datë 13 korrik 2022 ka udhëtuar drejt Malit të Zi.

Aty ku dyshohet se ka shoqëruar ngarkesën nga vendi i origjinës deri në destinacionin final. Ndërsa thuhet se ka qenë i pranishëm edhe në vilën e Viktor Çervanakut, në fshatin Frakull e Madhe në Fier, aty ku edhe u sekuestrua sasia rekord e kokainës.

Ndërkohë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së grupit kriminal, i cili duket se i ka shtrirë tentakulat në disa vende, vijojnë ende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMI NË FAMILJE/ Fjalët e fundit të 35-vjeçares shtatzanë që u vra nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte…
Previous article "NE I NJOHIM SHQIPTARËT"/ Kryebashkiaku i New York: Vlerat e tyre ecin paralelisht me programin qeverisës

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT