• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMET E SPAK/ Zyrtarja e KPP për Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni me sy mbyllur! I besova si mik, ne firmën, ata lekët
Home
Breaking News

PËRGJIMET E SPAK/ Zyrtarja e KPP për Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni me sy mbyllur! I besova si mik, ne firmën, ata lekët

18 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Anëtarja e pandehur e Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja, kishte garanci nga titullari i institucionit, gjithashtu nën akuzë, Jonaid Myzyri, se për firmat që do të vendoste në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurat në tenderë, nuk do t’i hynte gjemb në këmbë.

Të paktën këtë siguri i shpreh nënës së saj në një bisedë telefonike të përgjuar nga SPAK për të gjetur prova të shkeljes së barazisë në tenderë.

“Ai na mbajti kështu, që krijuam besim që ne jemi miqtë e atij, edhe rrimë të qetë, Na ofroi mori informacionesh. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyllur.”, thotë Lindita Skeja.

SPAK thotë se një pjesë e mirë e komunikimeve përgjuar zyrtares Lindita Skeja lidhen me akuzën për të cilën dyshohet Jonaid Myzyri, kreu i KPP-së, i marrë i pandehur për tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor 58.7 km Shpal-Ura e Repsit me vlerë 2.29 milionë euro.

Zyrtarja e KPP-së, Lindita Skeja, nga sa flet me nënën në telefon, lë të kuptohet se ka vepruar me urdhër të titullarit të institucionit, dhe se drejtuesit e institucionit merrnin para në këmbim.

“E dua edhe pikë, e dua kështu, firmos ne, të gjithë si delet. Shkonim ku të na thërrisnin, rresht. Firmën ne, e lekët ata. Më çoi mua në KPP, përballem unë me lloj-lloj pisllëku” shprehet zyrtarja.

Gjatë bisedës së përgjuar për të zbuluar korrupsionin në zyrat e shtetit, SPAK ra në gjurmët e një grabitje në shtëpinë e Lindita Skejës në një fshat të Librazhdit, të 200 mijë eurove nga disa persona të maskuar, dhe marrjen peng të vëllait të saj që i pikasi, për disa momente, derisa të mos kishin rrezik se do të njoftonte policinë.

Për vjedhjen ajo flet me të ëmën dhe në këtë bisedë që gjendet në fashikullin e Myzyrit, duke u shprehur e bindur se ajo që ka ndodhur nuk lidhet me punën e saj

“Unë punë si gjithë dynjaja bëj, ika unë, vajtën të tjerët. A ka vajtur njeri t’i vjedhë tek shtëpia ata?”, thotë Lindita Skeja gjatë bisedës me nënën.

Kjo shumë e madhe në shtëpinë e saj, për të cilën hetuesit e SPAK janë duke kërkuar informacione nga policia e Librazhdit dhe Elbasanit nëse vjedhja e pretenduar në vitin 2020, është denoncuar apo jo, lë dyshime se paratë e korrupsionit mund të jenë shpërndarë mes anëtarëve të KPP-së.

Rasti i vjedhjes dhe rrëmbimit, përbën një episod të veçuar në hetimin e dyshimeve për korrupsion me prokurimet publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË JOSHIN BURRAT SHQIPTARË..."/ Elton Ilirjani nuk përmbahet: Nuk i kuptoj djemtë që fryhen para meje...
Previous article PËLLUMB KULLA/ Një gjykim për konfliktin Lapaj-Shabani

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT