Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve audio të grupit Habilaj. Salianji shkruan në ‘Facebook’ se përgjimet paraqesin atë që gjithë shqiptarët e dinë, që qeveria Rama dhe krimi janë e njëjta gjë.
Sipas tij, risia e këtyre përgjimeve ishte që Habilajt gjatë përgjimeve audio ishin me më shumë ndërgjegje se shokët e tyre të bandës Rama-Tahiri.
“Habilajt i vret ndërgjegja më shumë se shokët e bandës Rama-Tahiri. Përgjimet audio te grupit Rama-Tahiri-Habilaj të publikuara tek Politiko.al paraqesin dhe me zë atë që gjithë shqiptarët e dinë: që qeveria Rama dhe krimi jane e njëjta gjë! Por risia sot ishte që Habilajt gjatë përgjimeve audio ishin me më shumë ndërgjegje se shokët e tyre te bandës Rama-Tahiri! Këta e dinin atë që di shumica e shqiptarëve, që kjo qeveri për parà dhe pushtet “po i bën nënën Shqipërisë”!”, shkruan Salianji.