• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGJIMET/ A po thotë të vërtetën për përgjimet, gazetari gjerman i Bild?
Home
Politikë

PËRGJIMET/ A po thotë të vërtetën për përgjimet, gazetari gjerman i Bild?

5 June, 2019 F.autor Politikë

Gazetari gjerman i gazetës Bild, Peter Tiede, që prej publikimit të parë për blerjen e votave në Shqipëri, ka qenë shumë aktiv në prononcimet e tij pranë mediave të PD, por dhe me statuse të publikuara në rrjetet sociale.

Menjëherë pas publikimit të përgjimeve të sotme, të cilat i paralajmëroi një ditë më parë në një portal pranë PD, ai ka reaguar duke bërë një status në rrjetet sociale. Në të shfaqet si politikan, jo si gazetar, duke bërë disa përcaktime për qeverinë shqiptare. Por kjo pak rëndësi ka, pasi kjo është punë e tij.

Ajo që nuk bind në rrëfimin e tij, është përcaktimi i burimit të përgjimeve. Gazetari thotë se përgjimet i ka siguruar nga policia, ndërkohë që në Shqipëri përgjimet bëhen nga Prokuroria. Pra, në ketë rast, ai është duke gënjyer.

Arsyet i di vetë ai. Fakt është se këto përgjime janë në duart e opozitës shqiptare prej kohësh dhe një pjesë prej tyre i ka nxjerrë nëpërmjet Klodiana Lalës te Zëri i Amerikës.

Përgjimet e tjera, për të pasur një jehonë sa me të madhe, me argumentin e investigimit të mediave te huaja, ja kanë dhënë gazetarit të Bild për t’i botuar.

Dhe ndryshe nga çfarë u pretendua, se në përgjime ndodhej edhe Rama, ai nuk është asgjëkundi aty. Me përjashtim të rastit kur Abdylaj pyet Dakon a u kënaq kur udhëtoi me Ramën.

Më poshtë statusi i Peter Tiede menjëherë pas publikimit të përgjimeve të sotme.

“Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon kaq ashpër se mafia ble votat: disa përgjime për t’u dëgjuar- të marrë nga policia. Deri më sot të pabërë publike.

Baroni i drogës, që shfaqet në audiopërgjim u arrestua për trafik heroine- dhe u lirua sërish- pasi u depresionua në burg dhe mori një certifikatë siç i kërkohej.

Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota.

Pyetja e vetma është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin?

Përshtypja ime: Ajo e qeveris vendin.

Një hetues më ka thënë: Ne e humbën luftën, mafia e drogës e mori në dorë shtetin tonë.

Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.

Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë”, shkruan Tiede.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA NË LONDËR/ Siguri e "frikshme" për Trump, transportohet... (FOTOT)
Previous article E FUNDIT/ Zbulohet skema e mashtrimit me certifikatat për SHPSF, procedohet një punonjës policie

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT