Nga sot në Tiranë do të nisin të aplikohen testet e shpejta për pacientët që shfaqin simptoma të COVID-19.
Mjekja mikrobiologe Blegina Arapi, në një intervistë për Report TV ka thënë se do të jenë epidemiologët ata që caktojnë kush janë vatrat që duhet të bëjnë testin e shpejtë. Testi i shpejtë sipas mjekes duhet bërë në ditët e para të shenjave klinike, rreth ditës së 4 ose të 5.
“Epidemilologët do të caktojnë se kush janë vatrat që duhet të bëjnë testin. Vatrat mund të jetë një shkollë, një qendërt shëndetësore, një fasoneri, janë të gjithë ato raste kur kemi 2 ose më shumë poacientë që rezultojnë poziitv.
Kurse testi PCR do të bëhet paralelisht siç është bërë deri tani. Pas datës 20 në Tiranë do të nisë edhe në Durrës dhe Fier. Testi i shpejtë duhet bërë në ditët e para stë shenjave klinike, rreth ditës së 4 ose të 5”, shtoi ajo.
Në zbatim siç thotë mjekja testi është i thjeshtë dhe marrja e mostrë nuk ka ndonjë ndryshim me testin PCR. Rezultati me testin e shpejtë del për 30 minuta thotë mjekja.
“Për stafin janë bërë trajnime. Testi i shpejtë është shumë komod dhe ka afikasitet të lartë. Testi është i thjeshtë në zbatim dhe lexohet rezultati brenda 30 minutave. Nuk ka ndryshim në marrjen e mostrës me testin normal. Gjurmimi i thellë do të vazhdojë siç ka vazhduar deri më tani”, tha ajo për Report Tv.


