• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PËRGJIGJIA E GABUAR I MORI JETËN”/ Si e vrau shqiptari të riun grek, mediat: Po vijnë arrestime të tjera
Home
Aktualitet
Kronikë

“PËRGJIGJIA E GABUAR I MORI JETËN”/ Si e vrau shqiptari të riun grek, mediat: Po vijnë arrestime të tjera

4 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e të riut grek nga një 23-vjeçar shqiptar pas një përplasje mes tifozëve. Dëshmitarët kanë hedhur dritë në fakte të reja dhe tashmë hetuesit janë të bindur se Alkis ra viktimë e këtij sulmi sepse ndodhej në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar.

Grupi i shqiptarit që akuzohet për vrasjen e tij kishte dalë i armatosur duke kërkuar tifozët kundërshtarë për t’i goditur në rrugën Papanastasiou, ku 10-15 tifozë kanë strehën e tyre në një fast food.

Teksa po kalonin në rrugët pranë stadiumit shqiptari dhe grupi i tij panë pranë stadiumit Alkisin dhe miqtë e tij të ulut në shkallët e një pallati në një rrugë të ngushtë. Ata u ndalën dhe i pyetën se për kë ekip bënin tifo por morën përgjigjen e “gabuar”.

Ata zbritën nga automjeti duke sulmuar të rinjtë nga ku mbeti i vrarë 19-vjeçari fatkeq. Tashmë autoritetet policore janë shumë pranë arrestimit të personave të tjerë që sulmuan të riun dhe miqtë e tij.

Pamjet filmike dhe dëshmitë nga banorët e zonës që panë situatën dramatike nga ballkonet e shtëpive të tyre kanë çuar policinë në të dhëna të rëndësishme për mënyrën si ka nisur debati mes tyre. Shqiptari dhe grupi i tij janë dëgjuar disa herë duke thënë “vrite atë vrite”. Për pak minuta miqtë e Alkisit morën në krah shokun e tij me lot në sy duke i kërkuar të hapë sytë. Por tashmë ai kishte ndërruar jetë.

23-vjeçari ka mohuar akuzat ndaj tij. Avokati i familjes ë viktimës flet për një aksion të mirëmenduar shumë mirë ku kanë marrë pjesë të paktën edhe 6 autorë të tjerë. Sipas tij të gjithë janë përgjegjës për këtë vrasje ndërsa do të akuzohet për dy vrasje të tjera të mbetura në tentativë, duke rrezikuar deri në 15 vite burg.

Në laboratorët e mjekësisë ligjore në polici janë dërguar gjurmët e gjakut të viktimës dhe gjurmët e gishtërinjve të të akuzuarve për vrasjen mizore. Në telefonin autorit po kontrollohen mesazhet për të kuptuar me kë ka folur para dhe pas vrasjes.

Pas sulmit autorët janë larguar me dy makinat e tyre ndërsa gjatë arratisjes personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes nxituan të ndalonin njërin nga automjetet duke e goditur atë me sende të forta.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë njëri nga baballarët e të plagosurve i cili po ashtu kishte marrë goditje me thikë por mundi të mbijetojë pasi dy nga goditjet ishin sipërfaqësore. Ai menjëherë i lutet të atit të shpëtojë mikun e tij. “Më lini të qetë babi, shko te Alkisi, unë nuk e shpëtova dot”, i ka thënë ai të atit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RASTET AKTIVE NË ULJE/ Si është situata në spitalet COVID në vendin tonë, 128 pacientë të shtruar
Previous article PUBLIKON PAMJET NGA TUNELI I SKËRFICËS/ Rama: Hapet shumë shpejt, këtë verë do afrojë më shumë Sarandën

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT