• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRGJEGJËSE PËR LUFTËN”/ Lavrov krahason veprimet e SHBA-së në Ukrainë me ato të Hitlerit
Home
Nderkombetare

“PËRGJEGJËSE PËR LUFTËN”/ Lavrov krahason veprimet e SHBA-së në Ukrainë me ato të Hitlerit

18 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka krahasuar veprimet e fundit të SHBA-së në mes të luftës në Ukrainë me ato të Adolf Hitlerit dhe Napoleon Bonapartit.

Duke folur në një konferencë vjetore për shtyp në Moskë sot, zyrtari i Kremlinit tha se Uashingtoni gjithashtu kishte nënshtruar Evropën për të zhvilluar luftë kundër Moskës.

Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov shpeshherë ka dëshmuar se shprehet me fjalë shumë të qarta. Ai akuzoi aleancën perëndimore të mbrojtjes, NATO-n për udhëheqjen e një “kryqëzate për të shkatërruar Rusinë dhe për të ndarë botën”.

Në konferencën e tij më të fundit për shtyp, të mërkurën në mëngjes në Moskë, ai sulmoi ashpër Uashingtonin zyrtar. Në fund të fundit, SHBA është përgjegjëse për luftën në Ukrainë, tha ai. Ajo që po ndodh atje është rezultat i përgatitjeve amerikane për një luftë hibride midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Kriza në Ukrainë filloi shumë kohë përpara se Moska të pushtonte vendin fqinj në shkurt.

Në këtë drejtim, Sergej Lavrov i krahasoi veprimet e fundit të Uashingtonit me veprimet e Adolf Hitlerit dhe Napoleon Bonapartit. SHBA e ka nënshtruar edhe Evropën për të bërë luftë kundër Moskës. Duke iu referuar popullatës ruse etnike në Ukrainë, ministri tha se “poshtërimi” i tyre atje ishte i papranueshëm.

Sipas Lavrovit, aktualisht nuk ka propozime serioze paqeje në tryezë për t’i dhënë fund luftës. Idetë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski nuk mund të diskutohen. Ndër të tjera, lidershipi në Kiev kërkon tërheqjen e plotë të trupave ruse nga territori ukrainas dhe pagesën e dëmshpërblimeve për shkatërrimin e shkaktuar nga ushtria ruse.

Rusia vazhdimisht e ka bërë të qartë se Moska beson se një traktat paqeje mund të arrihet vetëm nëse Ukraina njeh aneksimet e gadishullit të Krimesë në Detin e Zi dhe të rajoneve Donetsk, Luhansk, Cherson dhe Zaporizhia. Ukraina i ka kundërshtuar kategorikisht këto kërkesa dhe pohon se do të vazhdojë luftën deri në çlirimin e vendit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUPA E SHQIPËRISË/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen lojtarët e Skënderbeut dhe Egnatias
Previous article "NUK E BËN PROFESOR KELI KËTË"/ Flasin kolegët për mësuesin që dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur në Tepelenë

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT