Eshtë gjetur një grua e vdekur në afërsi të liqenit të Sharrës.
Viktima sipas njoftimeve të para është rreth Lirie Xhepa 45 vjeçe.
Trupi i pajetë është gjetur në mes të ferrave rreth orëës 8 të mengjesit të sotshëm.
Policia është njoftuar nga banorët të cilët kanë parë kufomën
Dyshohet se ajo është qëlluar me plumb në kokë. I janë gjëtur tre plage arme zjari thonë burimet nga vendngjarja.
Dyshohet se ajo është goditur edhe me sende të forta pasi ka shenja dhune në pjesen e kokës.
Policia është në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin e gruas.
Ja informacioni paraprak i policisë:
Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.


