• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGJAKET MIANMAR/ 90 të vrarë vetëm në protestat e të shtunës
Home
Nderkombetare

PËRGJAKET MIANMAR/ 90 të vrarë vetëm në protestat e të shtunës

27 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 90 vetë u vranë të shtunën në Mianmar ndërsa junta vazhdoi goditjen brutale ndaj protestuesve pro-demokracisë në të gjithë vendin në Ditën e Forcave të Armatosura, sipas dëshmitarëve dhe raporteve të shumta të lajmeve. Kjo është një nga ditët më vdekjeprurëse të protestave që nga grushti ushtarak i 1 shkurtit.

Faqja e lajmeve Myanmar Now raportoi se të paktën 29 njerëz u vranë në Mandalay, përfshi një djalë 5 vjeç. Të paktën 24 protestues gjetën vdekjen në përleshjet e dhunshme me policinë gjatë natës në Yangon.

Në një shfaqje të forcës, regjimi ushtarak mbajti një paradë masive në kryeqytetin Naypyidaw për të festuar Ditën e Forcave të Armatosura, e cila përkujton fillimin e rezistencës lokale ndaj pushtimit japonez gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa trupat marshonin së bashku me automjetet e ushtrisë, udhëheqësi i juntës, gjeneral Min Aung Hlaing mbrojti përsëri grushtin e shtetit dhe u zotua të heqë dorë nga pushteti pas zgjedhjeve të reja, pa specifikuar ndonjë datë. Min Aung Hlaing mori pushtetin përmes grushtit të shtetit më 1 shkurt.

Udhëheqësit e Juntës e kanë justifikuar grushtin e shtetit duke thënë se zgjedhjet e përgjithshme të 8 nëntorit të fituara nga partia Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi ishin të manipuluara – një akuzë që komisioni zgjedhor e hodhi poshtë. Protestat e vazhdueshme janë përhapur në të gjithë vendin që nga grushti i shtetit të shoqëruara shpesh nga një goditje e ashpër e sigurisë kundër protestuesve.

Sipas medias shtetërore, qeveria ushtarake e Mianmarit kishte paralajmëruar protestuesit se mund të rrezikonin të qëlloheshin në kokë gjatë demonstratave të shtunën ndërsa vendi shënoi Ditën e Forcave të Armatosura./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BROJA TITULLAR? PËR MUA JANË TË GJITHË NJËSOJ"/ Trajneri Reja: E respektojmë Anglinë, por duam të marrim...
Previous article SËRISH SHIFRA TË LARTA NË KOSOVË/ 873 raste dhe 11 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT