• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRGATITËM STRUKTURAT SPITALORE…”/ Rama: Komiteti teknik i ekspertëve garanci për luftën ndaj COVID, jo politikanët
Home
Politikë

“PËRGATITËM STRUKTURAT SPITALORE…”/ Rama: Komiteti teknik i ekspertëve garanci për luftën ndaj COVID, jo politikanët

17 December, 2020 s.autor Politikë

Gjatë komunikimit të kryeministrit Rama me komitetin ekspert të teknikëve të Turqisë dhe Shqipërisë, ai shprehu mirënjohje për punën e tyre. Ai tha se garancia në këtë luftë kundër koronavirusit është pikërisht ky komitet dhe jo politikanët.

“Garanci lufte janë ekspertët jo politikanët. Ne duke ndjekur me vëmendje disa prej vendeve që kemi marrë në konsideratë, mësuam se Turqia ishte ndër të parët që ngriti task forcën brenda Ministrisë së Shëndetësisë, na ndihmoi të veprojmë me shpejtësi dhe të ishim ndër vendet e përgatitura në përballjen e parë që ishte dhe befasia e madhe që kërcënonte të shkaktonte një numër të lartë viktimash. Ne besoj që kemi hedhur hapat e duhur por në këtë proces, siç ma do mendja biem dakord të gjithë, e panjohura është çdo ditë përpara nesh. Paparashikueshmëria është rritur. Hapat dhe taktikat janë fleksibël gjatë gjithë kohës. Shqipëria në valën e parë ishte me numrin më të vogël të të infektuarve në Europë dhe rajon. Ne shfrytëzuam çdo ditë për të përgatitur strukturat spitalore për muajt në vijim, më vjen shumë mirë që sot ne jemi në kushtet se mund të themi që sistemi është i qëndrueshëm. Nevojat për tu hospitalizuar nuk ndeshen në pamundësi. Rrjeti për të përballuar COVID-it ka kapacitet për tu zgjeruar më shumë. Kemi pasur një komitet ekspertësh që kanë qenë profesionistë. Duke qenë edhe të vetëdijshëm që u takon atyre për të na orientuar në vendimarrje dhe se nuk i takon politikës për të vendosur masat, ne kemi krijuar një sinergji të mirë. Dua t’i falenderoj ekspertët tanë, disa prej të cilëve janë në front përditë pa orar. Me dëgjueshmërinë e lartë ndaj tyre uroj që të mos i kemi shkaktuar asnjë stres më shumë” – tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIPAS HOROSKOPIT/ Këto janë tre femrat ideale për çdo mashkull
Previous article "MANDATI I 3, I NATYRSHËM PËR PS"/ Ahmetaj bën bilancin dhe ironizon opozitën: Duhet t’i ktheheni tabelës së shumëzimit

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT