Ka përfunduar takimi i ministrit Fatmir Xhafaj me kreun e ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj dhe Avokatin e Popullit, Erinda Ballancën në godinën e Ministrisë së Drejtësisë.
“Policia po përballon me sukses detyrën në këtë prag festash. Në 2018 nis vettingu në policinë e shtetit. Në polici do të ketë njerëz me integritet. Këto ditë do të kem edhe një takim me kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme Arta Markun”, tha xhafaj në fjalën e tij.
Vettingu në Polici dhe Drejtësi bën bashkë Xhafajn, Ganajn e Bllacën
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është duke zhvilluar një takim me kreun e ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj dhe Avokatin e Popullit, Erinda Ballancën në godinën e Ministrisë së Drejtësisë.
Takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura ndërkohë që burime për Report Tv thonë se në fokus të këtij takimi janë konsultimet dhe bashkëpunimi për Vetingun në Policinë e Shtetit dhe në drejtësi.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se drafti për Vetingun në Policinë e Shtetit është përfunduar edhe pritet që ti dërgohet Parlamentit për miratim.
Përgatiti: AlpeNews.al


