Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit. Një grua ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëdjegur me benzinë. 43-vjeçarja i ka hedhur benzinë trupit të saj dhe i ka vënë flakën. 43-vjeçarja mendohet se vuan nga depresioni dhe ky të ketë qenë shkaku që i ka vënë flakën vetes.
Ka qenë ndërhyrja e bashkëshortit të saj 49 vjeç që e ka shpëtuar nga vdekja por kanë përfunduar të dy në spitalin e Beratit me djegie të mëdha në trup. Bashkëshortët janë dërguar në spital dhe po marrin mjekimin e nevojshëm, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në dëshmitë e para, familjarët e çiftit, thonë se 43-vjeçarja vuan nga depresioni. Përgatiti:AlpeNews.al


