• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Përfundon takimi i ditës së dytë i Bushatit me homologun grek. Çfarë biseduan
Home
Shqipëri

Përfundon takimi i ditës së dytë i Bushatit me homologun grek. Çfarë biseduan

20 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ka përfunduar takimi i ditës së dytë ndërmjet dy delegacioneve zyrtare të Shqipërisë e Greqisë në Korçë. Dy ministrat e jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati kanë qëndruar përgjatë gjithë ditës së sotme kokë më kokë të ngujuar në një hotel privat në Korçë. Ndërkohë mbrëmjen e sotme është parashikuar një vizitë e delegacionit grek në Muzeun Mesjetar të Korçës. Për këtë arsye forca të shumta të policisë dhe shërbimet speciale greke ndodhen në qytetin juglindor.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ndodhet në Shqipëri në një vizitë tre ditore, pas takimeve të Kretës në përpjekje të zgjidhjes së çështjeve të hapura mes dy vendeve.

Takimi i parë mes ministrit shqiptar Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias u zhvillua në Kretë, në muajin nëntor. Ashtu si takimi i Kretës, edhe ky i Korçës është tepër hermetik për gazetarët.

Mes palëve ka probleme të hershme dhe të reja, që nga mbajtja në fuqi e ligjit të luftës nga Greqia, çështja çame, apo dhe çështja e kufirit detar mes dy vendeve.

Takimi po zhvillohet në një klimë shumë të mirë dhe vjen pak ditë pasi presidenti Meta i dha shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas, një veprim që u prit shumë mirë nga Athina zyrtare.

Po ashtu në jug të Shqipërisë ka nisur puna për gjetjen dhe identifikimin e ushtarëve grekë të rënë në luftën e dytë botërore. Në deklaratat e tij në shtypin grek ministri i Jashtëm, Kotzias është shprehur optimist për ecurinë e dialogut me Shqipërinë.

Nga takimi i djeshëm mësuam se po përgatitet një takim i nivelit kryeministror që me shumë gjasa do të zhvillohet në prill mes Ramës dhe Aleksis Cipras.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KABUL/ Sulm terrorist në një hotel ndërkombëtar, 15 të vdekur dhe shumë të marrë peng
Previous article (VIDEO) Dështon Atletico Madrid, ngec në shtëpi kundër Girona

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT