Ka përfundur mbledhja e partive Opozitare për parapërgatitjen e Protestës së nesërme.
Në deklaratë për shtyp ka dalë kreu actual i demokratëve Basha i cili ka theksuar se:
“Shumica dërrmuese e qytetarëve është e bindur se asgjë nuk mund të bëhet përkundrejt vetëm arsyes së vërtetë se përse do të vijnë të gjithë nesër në Sheshin e Protestës.
Kjo do të jetë një Protestë qytetare dhe popullore, dhe kjo nuk ka më përse të mos jetë një derdhje e të gjithë anëtarëve pa dallim partiak, si nga PD, apo nga partitë e tjera. Është një Protestë ku do të jemi të gjithë, unë me familjen time.
Nuk do të jetë luftë, nuk do të bëjmë diçka të rrezikshme, por ne kërkojmë drejtësi për të gjithë ata politikanë që e kanë vendin në burg. Ndaj ejani të gjithë, mos rrini në shtëpi duke mallkuar, dhe gojëkyçur por hajdeni në Protestë!”
Ndërsa e pyetur për “kërcënimet” e LSI-së, liderja e kësaj partie Kryemadhi u përgjigj:
Protesta e nesërme është një nga më paqësoret. Unë jo vetëm e kundërshtoj këtë gjë që është thënë, sepse është një gënjeshtër sepse vetë protesta do t’i përfshijë të gjithë. Madje edhe ju mund të vini duke patur parasysh edhe ofendimet e fundit të Ramës për gazetarët. Unë dua të siguroj të gjithë gratë, dhe vajzat që të mbajnë telefonin në dorë për të filmuar çdo kërcënim që mund të vijë nga radhët e Policisë dhe jo vetëm.
Përgatiti: AlpeNews.al


