Ka përfunduar pak momente më parë mbledhja e kryeministrit Edi Rama me Kryesinë e PS-së.
Mësohet se ndër të tjera, kryesia e PS-së ka ngarkuar ish-ministrin e Energjitikës Damian Gjiknurin sekretar për çështjet zgjedhore.
Gjithashtu bëhet me dije se Gjiknuri do të koordinojë edhe punën për reformën zgjedhore.
Ndërkohë gjatë mbledhjes kryeministri ka diskutuar me Kryesinë për Kongresin që pritet të mbahet më 23 mars, ku ka kërkuar pjesëmarrje maksimale, për zgjedhjet vendore dhe situatën politike.


