Detaje të reja kanë dalë në përfundim të takimit në Elbasan të Grupit Parlamentar Socialist.
Mësohet se drejtuesi politik i qarkut Durrës, Vangjush Dako, është larguar nga ky post dhe se qarku në fjalë do të drejtohet nga vetë kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu Safet Gjici do të drejtojë qarkun Kukës, ndërsa Ilir Beqaj atë të Shkodrës.
Tirana do të ndahet me Erion Veliajt dhe Ervin Bushatit. Sa i përket Asamblesë, PS ka vendosur që ajo të mblidhet në 4 shtator. Ndërkohë që në Lezhë PS do të drejtohet nga Lindita Nikolla.
Emrat si më poshtë:
Kukes-Safet Gjici
Shkodër – Ilir Beqaj
Lezhë Lindita Nikolla
Tiranë ndahet Bashkia, Erjon Veliaj
Tirana Qark Elisa Spiropali / Kryetari Ervini Bushati
Durrës përkohësisht Edi Rama.
Dibër-Olta Xhaçka
Elbasan- Taulant Balla
Korçë- Niko Peleshi
Fier-Gramoz Ruçi
Vlorë-Damian Gjiknuri
Gjirokastër- Bledi Çuçi
Mbledhja e zhvilluar sot në Elbasan shënoi edhe ndezjen e motorëve të përgatitjes së kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme.


