• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFUNDON MBLEDHJA E DY QEVERIVE/ Shqipëri-Mal i Zi nënshkruajnë 11 marrëveshje
Home
Politikë

PËRFUNDON MBLEDHJA E DY QEVERIVE/ Shqipëri-Mal i Zi nënshkruajnë 11 marrëveshje

27 February, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama dhe Dritan Abazoviç kanë nisur ceremoninë e firmosjes së marrëveshjeve mes dy vendeve. Ata kanë firmosur marrëveshjet e pikës së re ndërkufitare dhe ndërtimin e urës mbi lumen Buna.

Ndërkohë që një memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë është firmosur nga Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i investimeve kapitale në Mal të Zi, Ervin Ibrahimoviç.

Një marrëveshje për peshkimin në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës u nënshkrua nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe homologu i saj Vlladimir Jokoviç. Gjithashtu nga këta të dy është firmosur marrëveshja në fushën e mbrojtjes së shëndetit të bimëve.

Një tjetër marrëveshje është për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes sociale është firmosur nga Delina Ibrahimi dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore malazee Admir Adroviç.

Një memorandum bashkëpunimi është firmosur edhe në fushën e arsimit. Marrëveshja është firmosur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja për Rininë dhe Fëmijet Bora Muzhaqi dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë në Mal të Zi Vasilije Llallosheviç.

Në ceremoni u firmos gjithashtu programi i bashkëpunimit kulturor midis Elva Margariti dhe homologut malazez. Gjithashtu dy palët kanë firmosur një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi (Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe Drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Filip Axhic).

Në fund është firmosur edhe memorandumi i bashkëpunimit midis dy ministrive të shëndetit. Firmosja është bërë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Orgeta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetit Dragosllav Shqekiç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MË DEL E KEQIA QË TË VURA ME BLEDIN"/ Olta ia thotë troç Kiarës: Po të vish në finale...
Previous article ÇËSHTJA MCGONIGAL/ Prokuroria amerikane kërkon urdhër mbrojtje, dokumentat apo zbulimet e hetimeve do të mbahen sekret

s.autor

Postime të ngjashme

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive Politikë

114-VJETORI I PAVARËSISË/ Marco Rubio: SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT