Kryeministri Rama ka postuar një video në faqen e tij zyrtare nga Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit. Në këtë video shihet i gjithë procesi i ndërtimit të urës e deri në përfundimin e saj.
Kjo urë është një ndër më të lartat në rajon, tashmë është thuajse e përfunduar nga video e postuar e kryeministrit. Ndërkohë që janë hapur 5 nga 6 tunelet ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralel me një by-pass panoramik në video shihen edhe kamionët të cilët kanë kaluar dhe kanë inaguruar urën.
Ura e Vashës në Rrugën e Arbërit punë e kryer për së mbari, shkruan Rama.


