• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRFSHIRJA E DREJTORESHËS SË AKSHI-t/ Ja se si Ergys Agasi zhvillonte takime sekrete në zyrën e tij: Projekti bën 2 milionë, ne do ta bëjmë 4
Home
Breaking News

PËRFSHIRJA E DREJTORESHËS SË AKSHI-t/ Ja se si Ergys Agasi zhvillonte takime sekrete në zyrën e tij: Projekti bën 2 milionë, ne do ta bëjmë 4

22 December, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme për aferën e rëndë që përfshin AKSHI-n, ku drejtues të institucionit, biznesmenë dhe zyrtarë të lartë dyshohen se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal për manipulimin e procedurave të prokurimit publik.

Sipas dosjes së SPAK, në qendër të hetimit janë drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zv.drejtoresha Hava Delibashi, biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.

Takime të fshehta dhe përgjime në zyrë

Në argumentet e SPAK theksohet se Mirlinda Karçanaj ka pasur njohje të drejtpërdrejta me Ermal Beqirin, ortak në shoqëri tregtare që merrnin pjesë në tenderat e AKSHI-t. Këto lidhje, sipas hetuesve, janë konfirmuar jo vetëm nga deklarimet, por edhe nga pamjet filmike të siguruara nga kamera të fshehta të instaluara në zyrën e Ergys Agasit.

Pamjet e sekuestruara nga pajisja “4-Smart Battery Camera” tregojnë takime të përsëritura mes Karçanajt, Agasit dhe Beqirit, ku diskutoheshin drejtpërdrejt projekte dhe procedura prokurimi. Në një nga bisedat e përgjuara, sipas dosjes, dëgjohet shprehja: “projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”, si dhe komente të tjera që, sipas SPAK, nënkuptojnë përcaktimin e kritereve të tenderëve dhe rritjen e fondit limit të kontratave publike.

Lidhje personale dhe konflikt interesi

Hetimi ka zbuluar se Ermal Beqiri është lidhje e drejtpërdrejtë e Ergys Agasit, i cili rezulton ortak i shoqërisë “EA Solutions” sh.p.k. Të dy njihen prej vitesh edhe me Mirlinda Karçanajn. Dosja thekson se këto lidhje personale krijojnë dyshime të forta për konflikt interesi dhe ndërhyrje të paligjshme në procedurat e prokurimit të AKSHI-t.

Një tjetër element i rëndësishëm i dosjes lidhet me faktin se Viola Agasi, e punësuar pranë AKSHI-t dhe pjesë e grupeve të punës për procedurat e tenderëve, rezulton të jetë motra e Ergys Agasit, çka sipas SPAK forcon dyshimet për një skemë të organizuar.

Deklarimet e Karçanajt

Në dëshminë e saj, Mirlinda Karçanaj nuk i ka mohuar njohjet me Agasin dhe Beqirin. Ajo ka deklaruar se me Ergys Agasin ka raport miqësor dhe njohje të vjetra, duke pranuar se e ka takuar disa herë në zyrën e tij për çështje private. Sa i përket Ermal Beqirit, Karçanaj ka pohuar se e ka takuar rastësisht në zyrën e Agasit, në kuadër të një diskutimi për zgjidhje teknike dhe partneritete të mundshme.

Megjithatë, sipas SPAK, vetë fakti i takimeve të përbashkëta dhe përmbajtja e bisedave të përgjuara dëshmojnë se të tre personat janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe se drejtoresha e AKSHI-t ka qenë në dijeni të plotë të marrëdhënieve mes Agasit dhe Beqirit.

Hetimet vijojnë, ndërsa dosja e SPAK pritet të hedhë dritë të plotë mbi mekanizmin e dyshuar të manipulimit të tenderëve publikë në një nga institucionet kyçe të teknologjisë dhe informacionit në vend./TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI I AKSHI-t/ Zbulohet skema e pastrimit të parave: 10 milionë euro për... çokollata e biskota
Previous article FIFA PËRDITËSON RENDITJEN/ Ja në çfarë pozicioni e mbyll vitin Shqipëria

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT