Grida Duma foli në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, duke kritikuar vendimin e Lulzim Bashës për të mos vazhduar protestat.
Ajo tregoi në emision, se në mbledhjen e forumeve të Partisë Demokratike, ishte vendosur, që pas datës 18 tetor, kur do të vendosej për negociatat, opozita do të fillonte protestat.
Sipas Grida Dumës, fakti që nuk u hapën negociatat, duhet të shoqërohej me një protestë të madhe popullore, gjë që nuk ndodhi.
“Problem Lidershipi i PD? Që ka gjëra që nuk kanë shkuar mirë, këtë e ka pranuar vetë Basha.
Unë nuk kam asnjë shqetësim që të them që po, ka pasur probleme.
Duhet të jetë e matshme çdo performancë e kryetarit të partisë. Nga sot e tuje çfarë duhet bërë më mirë?
Çdo gjë që nuk e kemi bërë mirë, do marim përgjegjësi.
Gjithë diversioni, është çështja e Bashës apo jo, duhet të mbarojë. Për mua nuk është diskutim”.
“Transparenca dhe strategjia, kemi lëvizur nga një strategji në strategji tjetër dhe duhet t`ia sqarojmë njerëzve.
Sepse unë mendoj se 9 pikat e Bundestagut janë padiskutim që duhen bërë, por nuk mendoj se nuk duhet të lëmë valën e protestës popullore. Kjo sepse ky ishte vendimi i forumeve në PD.
Ne kemi thënë që ne në shtator nisim protestat, pas datës 18 tetor, me që po lobohej për negociatat.
Fakti që nuk u hapën negociatat duhet të kishte një kundër reagim shoqëror”, tha Grida Duma.


