• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A do përfitojnë shqiptarët nga gazi rus? Miratohen rregullat…
Home
Sociale

A do përfitojnë shqiptarët nga gazi rus? Miratohen rregullat…

26 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Gazsjellësi TAP ishte fillesa për planet e Shqipërisë për një mundësi gazifikimi.
Për këtë, më pas u hartua edhe një masterplan i gjerë, i cili sugjeronte linjat fizibël, mundësitë e përdorimit të gazit për uzina plehrash kimike apo edhe për termocentrale të reja.

Por gazifikimi nuk lë jashtë përdoruesve edhe kategorinë e individëve apo bizneseve. E në këto kushte, Enti Rregullator i Energjisë ka qenë i angazhuar në hartimin e kuadrit të nevojshëm ligjor që do të rregullojë marrëdhënien në sektorin e gazit mes furnizuesve dhe klientëve fundorë qofshin biznese apo qytetarë.

Në këtë kontekst, së fundmi janë miratuar rregullat e përgjithshme të shërbimit të furnizimit me gaz, duke përcaktuar mënyrën sesi do të bëhet matja e gazit që klienti fundor ka përdorur, mënyra sesi do të bëhet faturimi apo masat që do të merren në rastet kur detyrimet nuk shlyhen në kohë.

Pak a shumë, skema është e njëjtë sikurse veprohet sot me furnizimin dhe faturimin për energjinë elektrike, shkruan Monitor.

Furnizuesi do të ketë detyrimin që të kontaktojë aplikuesin që kërkon të lidhë një kontratë furnizimi me gaz brenda 15 ditëve nga data e bërjes së kërkesës.

Në rastet kur konstatohet mungesë dokumentacioni brenda shtatë ditëve duhet që furnizuesi të lidhet me klientin.

Kontrata lidhet për një afat të caktuar mbi të cilin bien dakord palët. Për çdo paqartësi, furnizuesi i gazit duhet të ketë pikat e tij të informacionit, ku duhet të jepen detaje për paqartësitë që mund të kenë konsumatorët.

Çmimi që paguhet për gazin nuk mund të ndryshojë pa njoftimin e konsumatorit. Në rastin kur kjo ndodh, kompania duhet ta bëjë njoftimin15 ditë para aplikimit të çmimit të ri.

Furnizuesi do të bëjë leximin periodik të matësit të gazit natyror të Klientit për një periudhë kohore, siç rënë dakord në kontratën e nënshkruar nga palët dhe do t’i dërgojë Klientit në adresën e dhënë në kontratë, faturën tip të gazit natyror, brenda 10 ditëve nga data e leximit. Po kështu ky i fundit duhet të ofrojë për konsumatorin mundësinë e aksesit të faturës online.

Në rastet kur konstatohet dëmtim i matësit të gazit, atëherë faturimi bëhet mbi të dhënat historike të konsumatorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËLLUMB NAKO: Votimi në OKB as pro SHBA-ve, as në linjë me BE
Previous article Capello: Ibrahimovic nuk dinte të gjuante kur erdhi në Juventus

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT