• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRFITIMETE SAJ I TEJKALOJNË RREZIQET TEK MOSHAT +18″/ Ekspertët japin “OK”, SHBA gati të miratojë vaksinën me 1 dozë
Home
Nderkombetare

“PËRFITIMETE SAJ I TEJKALOJNË RREZIQET TEK MOSHAT +18″/ Ekspertët japin “OK”, SHBA gati të miratojë vaksinën me 1 dozë

27 February, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një panel këshillimor ekspertësh i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) votoi të premten në favor të autorizimit të vaksinës me një dozë ndaj COVID-19 të kompanisë Johnson & Johnson për përdorim emergjence, duke e afruar atë një hap më pranë shpërndarjes në Shtetet e Bashkuara.

FDA-ja ka të ngjarë të autorizojë vaksinën për përdorim emergjent brenda një dite apo më shumë, duke e bërë atë vaksinën e tretë të disponueshme në Shtetet e Bashkuara dhe të vetmen vaksinë me vetëm një dozë.

Paneli i përbërë nga mjekë, ekspertë të sëmundjeve infektive dhe studiues të mjekësisë votuan unanimisht se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e saj tek njerëzit e moshës 18 vjeç e lart.

Kompania J&J ka thënë se do të jetë në gjendje të dërgojë tre deri në katër milionë doza të vaksinës javën e ardhshme nëse merr autorizimin e përdorimit emergjent, siç pritet.

Më shumë se 50 milionë doza vaksinash janë administruar në të gjithë vendin, një moment historik që u vu në dukje të enjten nga Presidenti Joe Biden.

Por shfaqja e varianteve shumë ngjitëse të virusit vetëm ka rritur urgjencën për të imunizuar qindra miliona njerëz më shumë ndaj një virusi që ka marrë jetët e më shumë se gjysmë milioni njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

Kreu i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të premten shprehu shqetësimin se një rënie e kohëve të fundit në rastet e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara mund të ndalet.

Në një provë klinike me 44’000 persona, vaksina e kompanisë J&J në përgjithësi ishte 66% efektive në parandalimin e rasteve të moderuara deri në ato të rënda të COVID-19, krahasuar me injeksionet e placebos.

Vaksinat me dy doza të prodhuara nga kompania Pfizer Inc në bashkëpunim me kompaninë BioNTech SE dhe nga kompania Moderna Inc ishin rreth 95% të efektshme në provat kryesore klinike. Ekspertët paralajmëruan që të mos bëhet shumë një dallim midis vaksinave sepse provat klinike kishin qëllime disi të ndryshme dhe më e rëndësishmja, studimet për vaksinat e Pfizer / BioNtech dhe Modernas ishin kryer para se të shfaqeshin variantet më ngjitëse të virusit në Afrikën e Jugut, Brazil dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Prova klinike e kompanisë J & J ishte duke u zhvilluar kur variantet e reja po qarkullonin dhe madje po mbizotëronin në disa nga vendet ku u testua.

Gjithsesi, vaksina e saj ishte 100% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital 28 ditë pas vaksinimit dhe nuk pati vdekje nga COVID-19 në radhët e personave që morën vaksinën.

Gjatë takimit, një drejtues i kompanisë J&J tha se kompania po zhvillonte një vaksinë të gjeneratës së dytë që do të synonte variantin shqetësues të Afrikës së Jugut dhe do të jetë gati për të filluar provat e Fazës 1 deri në këtë verë.

Vaksina e kompanisë J&J mund të ruhet në temperatura normale frigoriferike, duke e bërë shpërndarjen më të lehtë sesa për dozat e kompanive Pfizer / BioNTech dhe Moderna që përdorin teknologjinë RNA dhe transportohen të ngrira.

Vaksina e kompanisë J & J përdor një virus inaktiv të zakonshëm të njohur si “adenovirusi tip 26” për të futur proteina të koronavirusit në qelizat në trup dhe për të shkaktuar një përgjigje imune./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRANVERA DO T'JU NDIHMOJË TË KAPËRCENI SIKLETIN TUAJ/ Mësoni çfarë parashikojnë yjet për ju
Previous article KORONAVIRUSI/ Angela Merkel zbulon pse refuzoi të bëjë vaksinën anti-Covid: Jam kundër vaksinimit të detyrueshëm

Delo.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT