• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRFITIME E OMEGA 3/ Si t’i merrni në mënyrë të shëndetshme
Home
Shëndet

PËRFITIME E OMEGA 3/ Si t’i merrni në mënyrë të shëndetshme

17 July, 2021 s.autor Shëndet

Acidet yndyrore omega-3 janë kryefjala e një regjimi të shëndetshëm ushqimor për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm.

Kërkimet shkencore, sugjerojnë se konsumi i rregullt i ushqimeve të pasura me omega-3, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

Mënyrat Për Të Përfituar Më Shumë Omega-3 Nga Ushqimet
Nëse dëshironi të merrni sa më shumë nga përfitimet shëndetësore të acideve yndyrore omega-3, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme:

Hani Peshk Dy Herë Në Javë
Mjekët rekomandojnë ngrënien e dy racioneve me peshk të pasur me acide yndyrore për të paktën dy herë në javë.

Zgjidhni Peshkun E Duhur
Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore. Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.

Gatimi i Duhur i Peshkut
Pjekja, zierja ose zgara duke përdorur erëza, barishte dhe lëng limoni është mënyra më e mirë për të gatuar peshkun. Këshilla, nëse përdorni vaj, përpiquni të zgjidhni alternativë të shëndetshme, siç është vaji i ullirit. Nëse e skuqni apo e kavërdisni me gjalpë, peshku nuk do të jetë më mik i zemrës suaj dhe nuk do të sjellë asnjë përfitim.

Vlerat e Omega 3 Për Organizmin
Yndyrnat në gjak

Acidet yndyrore Omega 3 ulin nivelet e larta të triglicerideve. Duke pasur nivele të larta të tyre në gjak, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës.

Reumatizma
Omega-3 rrit efektivitetin e barnave anti-inflamatore.

Depresioni
Studimet, kanë zbuluar se personat që konsumojnë ushqime me nivele të larta të omega-3 kanë nivele të ulëta të depresionit. Vaj i peshkut, apo acidet yndyrore omega 3 rrisin efektet e barnave kundër depresionit dhe mund të ndihmojnë kundër simptomave depresive të çrregullimit bipolar.

Zhvillimi i Fëmijës
Omega 3 është shumë i rëndësishëm për zhvillimin vizual dhe nervor te fëmijët e vegjël.

Azma
Një dietë e pasur me omega-3 përmirëson funksionimin e mushkërive dhe ul inflamacion, një komponent kyç tek personat që vuajnë nga azma.

Alzheimer dhe Skleroza
Disa studime kanë treguar se omega-3 ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer dhe sklerozës dhe ka një efekt pozitiv në humbjen graduale të kujtesës, që lidhet me plakjen./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO BËHET VIRALE/ Messin nuk e lënë rehat as me pushime, tifozët “turren” pas restorantit ku po darkonte (VIDEO)
Previous article TAKSIMI I BE PËR KARBURANTET/ Një reformë që ndryshon ekuilibrat e deritanishëm

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT