• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Përfaqësuesit politik DOMINOJNË në listën për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv
Home
Sociale

Përfaqësuesit politik DOMINOJNË në listën për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv

29 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot listën e kandidatëve për organet drejtuese të futbollit shqiptar, respektivisht për zgjedhjen e Presidentit të FSHF-së, dhe anëtarëve të KE-së për katër vitet e ardhëshme.

Ajo që ra në sy tek antarët e Komitetit Ekzekutiv ishin personazhet e shumtë që vinin nga rradhët e politikës, duke parë një mungesë të madhe të njerzëve që i përkasin botës së futbollit.

Një pjesë e kandidatëve merren me politikë duke pasur funksione drejtimi tek Partitë ku ata bëjnë pjesë.

Një nga emrat që spikat është ai i Enkelejd Alibeajt, që aktulisht është deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit.

Alibeaj është propozuar për të qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv nga ana e skuadrës së Bylysit.

Një tjetër emër që është pjesë e një partie politke dhe po Partisë Demokratike është ai i Erald Kaprit.

Kapri është pjesë e zyrës së shtypit në Partinë Demokratike, ndërsa punon dhe si pedagog.

Një tjetër emër që është i po të njëjtës Parti, është dhe ai i Genci Gjylsheni.

Gjylsheni është Drejtori i Kultures, Trashegimise Kulturore, Turizmit dhe Sporteve në Bashkinë Kavajë që drejtohet nga Partia Demokratike.

Ekrem Spahiu është një tjetër emër që vjen nga rradhët e politikës ku më parë ka qenë pjesë e Partisë Levizja e Legalitetit.

Më pas ai u emërua drejtor i përgjithshëm i klubit të Kukësit ku qëndroi për pak kohë në këtë detyrë.

Ndërsa, Eridian Salianji i përket Partisë Socialiste ku punon si avokat i PS-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Në kohën që Armando Duka dhe të gjithë njerzit pranë tij bëjnë thirrje që gara të mos jetë e politizuar, një pjesë e emrave që vijnë për të qenë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv janë pikërisht nga rradhët e PD-së që është dhe aleatja më e madhe e Dukës në këto zgjedhje që do të zhvillohen më datë 7 shkurt në qytetin e Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BOMBA" e Kryemadhit: RAMA ka përgjuar Ilir Metën dhe ministrat e LSI, do ta rrëzojmë (Bashën e quan të papjekur)
Previous article Kryemadhi bën akuzën e fortë për ministren e Drejtësisë: Burrin ia hoqën nga puna te Tatimet për…

F.autor

Postime të ngjashme

RREGULLAT/ Matura Shtetërore 2026 nis në gjithë vendin, mbi 26 mijë maturantë në provime Aktualitet

RREGULLAT/ Matura Shtetërore 2026 nis në gjithë vendin, mbi 26 mijë maturantë në provime

"RECOLUCION"/ Shqiptarët në Toronto ngrihen në protestë. Mesazhet e fuqishme që vinë nga Diaspora Aktualitet

"RECOLUCION"/ Shqiptarët në Toronto ngrihen në protestë. Mesazhet e fuqishme që vinë nga Diaspora

DIELL DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për këtë të hënë Aktualitet

DIELL DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për këtë të hënë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT