• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BOMBA” e Kryemadhit: RAMA ka përgjuar Ilir Metën dhe ministrat e LSI, do ta rrëzojmë (Bashën e quan të papjekur)
Home
Shqipëri

“BOMBA” e Kryemadhit: RAMA ka përgjuar Ilir Metën dhe ministrat e LSI, do ta rrëzojmë (Bashën e quan të papjekur)

29 January, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryetarja e Levizjes Socialiste per Integrim Monika Kryemadhi teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama per pabesi dhe Bashen per mungese pervoje, hedh ne publik akuzen ndaj kryeministrit se permes ministrise se Brendshme ka pergjuar Ilir Meten ish kryetar Kuvendi dhe ish ministrat e LSI ne koalicion.

E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh se protesta e 27 janarit është vetëm maja e ajsbergut. Ajo tha se opozita do organizojë protesta të tjera në muajt në vijim për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Ky është vetëm fillimi, vetëm maja e ajsbergut të protestës”, tha Kryemadhi duke komentuar protestën e 27 janarit e cila sipas saj është më e madhja e viteve të fundit.

“Largimi i Edi Ramës është mision kombëtar. Sepse ne çdo ditë e më shumë shohim shqiptarë që po largohen nga Shqipëria. I patë si jetojnë shqiptarët në kampe në Francë, në Gjermani, ata pak të shkolluar po ikin, si mjekët, infermierët. Kemi biznese pafund që po largohen drejt vendeve të rajonit, për shkak të taksave të ulta. Ne si vendi më i varfër kemi taksat më të larta”, u shpreh Kryemadhi e cila shtoi se kryeministri është bërë gati të ikë jashtë vendit.

“Edi Rama do ikë, po sistemon investimet, ekspozitat e tij sa andej këtej. Unë do rri këtu, se të kisha ikur do kisha ikur me kohë. Ti do rrish këtu, kameramanët, montazhierët që janë këtu, do rrinë këtu”, tha Kryemadhi.

A i arriti protesta pritshmëritë e organizatorëve? 

I arriti pritshmëritë. Ishte një protestë paqësore dhe pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme dhe tregoi se shumica e shqiptarëve janë kundër qeverisë., Pas shumë vitesh ne nuk kemi parë një pjesëmarrje kaq të madh. jemi vetëm tre muaj pas një qeverie të re dhe rrit përgjegëjsinë tonë ku në fakt protesta e 27 jabnarit ishte e suksesshme, por vendos përpara një sfidë të madhe opozitën, për të ndjekur popullin dhe drejtuar atë në këtë lëvizje.

Ata që thirrët i arritën pritshmëritë?

Erdhën, protestuan dhe nuk bënë dhunë. Ajo tregoi se shumica në Shqipëri është opozita, tregoi se bashkimi bën fuqinë, tregoi gjithashtu se shqiptarët larguan frikën. Tregoi gjithashtu se ka një frymë opozitare për të protestuar. Ky është vetëm fillimi, vetëm maja e ajsbergut të protestës. Kemi  një qebveri jo bvetëm të inkriminuar por një qeveri e cila përdor shuma të mëdha parash brenda dhe jashtë vendit për të intimiduar qytetarët dhe treguar se gjithçka këtu është rozë, por në një kohë është e kundërta. Edhe reagimi i mediave ndërkombëtare tregonte se shqiptarët tre muaj pas qeveirjes së re të kryeministrit që akuzohet për kludhje me mafie, për ish-ministrin e Brendshëm si koka e trafikut të drogës, u komentuan në mediat ndërkombëtare. Ndërsa në median shqiptare këto veniten. Prandaj, mendoj se protsta e datës 27 është vetëm maja e asjbergut për shkak të pakënaqësisë së madhe popullore.

Kjo pakënaqësi si mund të kanalizohet?

Kërkon strategjinë e vet dhe ne jemi duke punuar në disa pista, në Fier, Durrës, Lushnje, Tiranë, Vlorë, në të gjithë Shqipërinë. Situata të tmerrshme të cilat qytetarët i vuajnë çdo ditë. Opozita ka filluar të zgjohet, të riorganizohet dhe të futet në ritmin e saj opozitar. Një opozitë e cila fillon dhe rindez motorët, është opozita perfekte e cila do sjellë edhe reagim.

Ju kërkoni të largoni qeverinë me protesta, por në këto 21 vite asnjë protestë nuk ka rrëzuar qeverinë…

Largimi i Edi Ramës është mision kombëtar. Sepse ne çdo ditë e më shumë shohim shqiptarë që po largohen nga Shqipëria. I patë si jetojnë shqiptarët në kampe në Francë, në Gjermani, ata pak të shkolluar po ikin, si mjekët, infermierët. Kemi biznese pafund që po largohen drejt vendeve të rajonit, për shkak të taksave të ulta. Ne si vendi më i varfër kemi taksat më të larta.

Në fund të protestës Basha kërkoi qeveri antimafia…Duhet një bashkëqeverisje PD-PS?

Duhet një bashkëqverisje për përgatitjen e zgjedhjeve. Me kë do shkosh në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër? Sot më shumë se kush se zgjedhjet e 25 qershorit ishin të blera nga paratë e drogës. E zbuloi antimafia italiane, ata i sollën përgjimet. Rëndësia e 27 janarit për mua theu frikën që kishte instaluar Rama, u solli dritën e syve të verbërve dhe dëgjimin të shurdhëve. Edi Rama është vetëm, i ka 74 mandate vetëm, por janë përdorur miliona euro për blerjen e votave. Shikoni kursin e euros, luhatjen gjatë zgjedhjeve dhe do të shikoni si janë vërshuar eurot në fushatë në mënyrë të tmerrshme. Ky është pozicionimi i Ramës me 74 mandate të blera dhe pozicioni i Lulzim Bashës i cili për herë të parë bëri marrëveshje me Ramën, ne kemi bërë disa herë dhe jemi zhgënjyer. Jam i bindur se z.Basha, për shkak të moshës që ka, është i prirur për të ndërtuar të ardhmen e familjes së tij në Shqipëri, sesa për të qenë kryeministri i radhës.

Në fushatë Basha bateritë e sulmeve i pati ndaj LSI…Është tejkaluar kjo situatë?

Ishte një strategji e gabuar e PD, për shkak të pasigurisë.

Nëse bateritë do ishin drejtuar ndaj Ramës, kryeministër do ishte tjetër?

Po, do ishte tjetër, sepse Rama gjatë fushatës la hije dyshimi se do qeveriste me Partinë Demokratike. Loja që Rama luajti, duke krijiuar idenë e bashkëqeverisjes, arriti këtë. Mendoj se ishte një lojë e Ramës. Disa demokratëve u pëlqente ta bënin këtë. Ne si LSI, kjo ishte hëra e dytë që bashkëpunonim me Ramën, pas asaj të 2007 kur u rizgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës, dhe në 2013 kur kërkonte të merrte pushtetin, sepse pa LSI nuk e merrte dot. Marrëveshja jonë me ta ishte e pasiqnertë, pavarësisht se mundoheshim të ishim korrektë, kujtoj që ministr atë LSI ishin të survejuar nga Ministria e Brendshme e Tahirit, janë përgjuar në mënyrë permanente, në zyra në makinë, kudo. Të mos them pastaj për zhveshjen e kompetencave. Drejtorët e LSI kanë qenë të përndjekur për 4 vjet. Në Ministrinë e Brendshme do gjeni sot jo vetëm zbardhje të bisedave mes ministrave të LSI…por edhe të ndonjë tjetri…

Të kujt tjetër, kryetarit të Kuvendit?

Po, sigurisht. Duhet të kemi një gjë parasysh se nëse njerëzit e Lëvizjes Socialiste për Integrim do bënin një gabim ata do bëheshin e keqja e qeverisë dhe kjo do bëhej publike sepse përgjoheshin, madje dhe ish-kryetari i kuvendit Ilir Meta. Marrëdhëniet personale me Edi Ramën i kam shumë të mira ndërsa tani kemi një mungesë të madhe të sinqeritetit nga ana e kryeministrit. Edi Rama e ka ndryshuar 7 herë drejtorin e hipotekës, Partia Socialiste i ka pasur të gjitha drejtoritë përfshirë edhe ato arsimore ku nxirreshin tezat e provimeve. LSI-ja nuk ka nxjerrë asnjëherë teza provimesh por kjo ka ardhur nga PS-ja.
Ke parë ndonjë shtet të funksionojnë me WhatsApp ashtu siç bënë Edi Rama sot, punojnë akoma me shkresa ndërsa emailet ruhen për 11 vite me radhë kur bëhet fjalë për institucionet shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vjedhja që do t’ju habisë, dy grabitës ndalojnë dhe rrëmbejnë dy kamionë me …
Previous article Përfaqësuesit politik DOMINOJNË në listën për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv

g.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT