• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PERËNDIMI ËSHTË I DOBËT PËR TË GJUNJËZUAR IRANIANËT”/ Khamenei bën thirrje për unitet: Rrëzimi i avionit një “aksident i hidhur”
Home
Nderkombetare

“PERËNDIMI ËSHTË I DOBËT PËR TË GJUNJËZUAR IRANIANËT”/ Khamenei bën thirrje për unitet: Rrëzimi i avionit një “aksident i hidhur”

17 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka bërë thirrje për unitet në këtë shtet, në kohën kur janë zgjeruar protestat për shkak të një aeroplani ukrainas të rrëzuar nga sistemet iraniane të mbrojtjes javën e kaluar.

Gjatë fjalimit të tij në Xhaminë Mosalla në Teheran, Khamenei ka thënë të premten se shtetet perëndimore janë shumë të dobëta “për të gjunjëzuar iranianët”. Gjatë fjalimit, Khamenei e ka quajtur presidentin amerikan klloun dhe terrorist ndersa ka theksuar se sulmi ndaj SHBA është në dorën e Allahut.

Teksa është deklaruar në Lutjet e së Premtes për herë të parë pas tetë vjetëve, lideri 80-vjeçar ka thënë se rrëzimi i aeroplanit ukrainas ka qenë “aksident i hidhur”.

Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit ukrainas më 8 janar, kanë vdekur 176 pasagjerë. Atoritetet iraniane fillimisht e kanë mohuar përgjegjësinë, por pas rritjes së presionit ndërkombëtar e kanë pranuar fajin.
Disa orë para rrëzimit të avionit, ushtria iraniane ka sulmuar bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një komandanti të saj në një sulm të SHBA-së, më 3 janar.

Khamenei ka akuzuar armiqtë e Iranit për shfrytëzim të tragjedisë për të vënë në pikëpyetje Republikën Islamike, Gardën Revolucionare Islamike dhe forcat e armatosura. Forca të shumta policore janë angazhuar të premten në kohën e lutjeve, që janë realizuar pas disa ditëve të protestave nëpër rrugët e Iranit. Autoritetet është thënë të kenë kërkuar mbajtjen e marsheve pas lutjeve, për të treguar mbështetje për forcat e armatosura të Iranit.

Përveç tjerash, Khamenei ka thënë se vrasja e komandantit të forcave elite të Iranit, Qasem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara, ka zemëruar Iranin aq sa ka gëzuar armiqtë. Khamenei i ka cilësuar sulmet raketore të Iranit në bazat ushtarake amerikane në Irak si “shuplakë ndaj fuqive botërore” dhe e ka përshkruar presidentin amerikan, Donald Trump “palaço”, që vetëm pretendon se mbështet popullin iranian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNDETI I KOCKAVE/ Ja se çfarë ushqimesh duhet të përmbajë regjimi juaj
Previous article AGIM XHAFKA/ Xhodë, të rrije dhe ca. Që sot më mori malli!

k.autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT