Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër gjatë kontrolleve në rrugë.
Në njoftimin e polisisë bëhet me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet K. H., 21 vjeç, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe përdorim i lëndëve narkotike së bashku më shtetasin R. Ll., 23 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasja K. M., 30 vjeçe, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


