• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDHUNUAN TË MITURËN NË GRUP/ Avokati: Adoleshentët përfitojnë uljen e gjysmës së dënimit
Home
Aktualitet
Drejtësi

PËRDHUNUAN TË MITURËN NË GRUP/ Avokati: Adoleshentët përfitojnë uljen e gjysmës së dënimit

7 February, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Vepra penale e kryer ndaj vajzës së mitur në Kavajë, dënohet me 25 vjet burg të paktën sipas nenit të cituar nga prokuroria dhe gjykata e Durrësit në aktakuzën ndaj adoleshentëve. Por avokati Saimir Vishaj thotë se për shkak të moshës së mitur ata përfitojnë përgjysmimin e dënimit. Një tjetër ulje të dyshuarit mund ta përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që parashikon reduktimin e 1/3 të dënimit.

Vepra penale që kanë kryer tetë djemtë që abuzuan me vajzën e mitur në Kavajë është një nga veprat më të rënda të kodit penal shqiptar.

Sipas gjykatës, tetë adoleshentët akuzohen për veprën e parashikuar nga paragrafi I dytë I nenit 100 të kodit penal.

Në këtë nen të cituar nga prokuroria dhe gjykata e Durrësit për rastin e abuzimit me 14-vjeçaren, thuhet teksualisht se “Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet”.

Por avokati Saimir Vishaj sqaroi për Ora News se personat e dyshuar për këtë rast përfitojnë uljen e gjysmës së dënimit për shkak të moshës së mitur.

Saimir Vishaj: I mituri gjithmonë ka gjysmën e dënimit që parashikon për një të rritur. Kjo dhe me garanci që i jep kodi, pavarësisht veprës penale, e cila është e rrezikshme apo jo, por kjo do të provohet gjatë hetimit apo gjykimit për aq kohë sa nuk kemi një vendim të formës së prerë, ata do të prezumohen të pafajshëm.

Avokati thekson se sipas ligjit të ri për të miturit që kryejnë krime, ata nuk janë më as të pandehur, por konsiderohen vetëm si persona në konflikt me ligjin.

Saimir Vishaj: Nuk konsiderohen më të pandehur. Nuk janë persona në hetim, por janë persona në konflikt me ligjin.

Nëse tetë të dyshuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar ata përfitojnë edhe uljen e 1/3 nga dënimi prej 12.5 vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA FRYMËMARRJA E PARË E FOSHNJEVE TEK.../ Fotot e jashtëzakonshme të shkrepura gjatë LINDJES së nënave
Previous article MIRËSEVINI NË SHËNGJERGJ/ Aty ku dengjet, kanë më shumë rëndësi se... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT