• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDHUNOI VAJZËN 6 VJEÇE TË BASHKËJETUESES/ Fshati e braktis në varrim. Nëna e të miturës…
Home
Sociale

PËRDHUNOI VAJZËN 6 VJEÇE TË BASHKËJETUESES/ Fshati e braktis në varrim. Nëna e të miturës…

10 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Është përcjellë për në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes Ilmi Hoxha, 54-vjeçari që vuante dënimin në Burgun e Peqinit, pasi kishte përdhunuar vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Ai mësohet të ketë pësuar një atak kardiak dhe mjekët kanë konstatuar se nuk kishte shenja jete në momentin kur janë sinjalizuar. Sipas burimeve nga të afërm të familjes, Ilmi Hoxha është braktisur edhe gjatë ceremonisë së varrimit. Më pak se 30 vetë kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar një ditë më parë në fshatin Mbyet të Fierit. Në ceremoni nuk ka shkuar asnjë nga familjarët e bashkëjetueses së tij Selvi Yzeiraj, e cila po ashtu vuan dënimin për bashkëpunim në këtë vepër penale. Mësohet se ceremonia ka qenë familjare.

Në të kanë marrë pjesë motra dhe familjarë të ngushtë të Hoxhës, të cilët asnjëherë nuk e pranuan që i afërmi i tyre ta kishte kryer atë vepër penale. Ndërkaq, për shkak të ngjarjes së rëndë ndodhur në vitin 2016, askush nga banorët e fshatit nuk ka shkuar në varrimin e tij. Hoxha u dënua me 23 vite burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me vajzën e bashkëjetueses së tij qëkur ajo ishte 6-vjeçe (ngjarja u zbulua kur vajza ishte 12 vjeçe), ndërsa me 18 vite u dënua bashkëjetuesja e tij, e cila ka qenë në dijeni të abuzimit të së bijës.

adsadsa-685x320_1544303298-1926878

Ngjarja u bë publike në shtator të vitit 2016, ndërsa ai kishte 6 vite që bënte të njëjtën vepër penale me të miturën, në prani të nënës së kësaj të fundit. Aktualisht, e mitura vazhdon të jetë nën kujdesin e shtetit në një qendër rehabilitimi në kryeqytet, ndërsa mësohet se e ka mohuar edhe nënën e saj, edhe pse kjo e fundit ka kërkuar ta takojë. Pasi vajza bëri denoncim në Policinë e Fierit, nëna e saj e pranoi akuzën pasi u vu para provave, një audiopërgjimi. “Po, i kam parë që të kryenin marrëdhënie, por kisha turp ta tregoja se do bëhej vajza me fjalë. I kam gjetur dy a tri herë që kryenin marrëdhënie, por nuk kam dashur t’i hap fjalë vajzës, prandaj nuk kam reaguar, ndërkohë me Ilmiun prandaj bënim sherr çdo ditë”, ishin deklarimet e saj në Polici. Ndërkaq, vajza ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje në prani të psikologut se e ëma ka qenë në dijeni dhe nuk e ka mbrojtur.

“Më vinte turp ta pranoja, por po, është e vërtetë që mamaja më shikonte kur Ilmiu kryente marrëdhënie me mua. Le ta thotë edhe ajo vetë se si na shihte. Ka ardhur në momente kur ne kryenim marrëdhënie dhe thoshte: “‘Hë, po ngroheni nga pak, ë?’. Ajo nuk më mbronte”, mësohet të ketë dhënë këto detaje në dëshminë e saj, një ditë pas arrestimit të njerkut dhe nënës së saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ SOLARI NUK BIND: REALI gati të emërojë trajnerin që ka FITUAR BOTËRORIN
Previous article NGA FUSTANI TE AKSESORËT/ Ja 3 trendet që duhet të dinë nuset e 2019 (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës

TRAGJIKE NË DIBËR/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi Aktualitet

TRAGJIKE NË DIBËR/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

E RËNDË NË ITALI/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë Aktualitet

E RËNDË NË ITALI/ 25-vjeçari shqiptar vritet me armë zjarri, dyshohet se po grabiste një banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT