Një ngjarje e rëndë tronditi Kavajën, ku një 13-vjeçare u abuzua seksualisht në mënyrë të përsëritur nga një grup të miturish.
Babai i të miturës është shprehur se gjiththçka nisi pasi vajza e tij hyri në marrëdhënie me shokun e klasës.
Ai shton më tej se vajza e tij u shantazhua përmes një videoje, raporton TCH.
Gazetarja tha:
Babai na ka thënë se gjithçka ka nisur pasi vajza e tij hyri në marrëdhënie me një shokun e klasës. Ky i fundit, në pabesi e kishte xhiruar me anë të një shoku tjetër duke kryer marrëdhënie dhe, përmes kësaj videoje, ata e shantazhonin vajzën. Nëse ajo nuk i nënshtrohej marrëdhënies seksuale në grup me shokë të tjerë, ata do t’i publikonin videon për ta turpëruar në sytë e të gjithëve.
Aktualisht vajza ndodhet në gjendje të rënduar psiqike. Ajo i është nënshtruar edhe një espertize mjeko-ligjore, përfundimet e së cilës kanë shokuar mjekët.
Ndërkohë mësohet se i ati i të miturës, po përgatitet ta largojë vajzën nga Kavaja drejt një vendi të BE-së.



