• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDHUNIMI I DY VAJZAVE NË BERAT/ “Gënjen!”, flet nëna e 16-vjeçares: Gënjen, është shtyrë nga i fejuari
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRDHUNIMI I DY VAJZAVE NË BERAT/ “Gënjen!”, flet nëna e 16-vjeçares: Gënjen, është shtyrë nga i fejuari

16 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nëna e një prej vajzave që akuzuan për përdhunim dy të rinj ka deklaruar se 16-vjeçarja është shtyrë për të bërë kallëzimin nga familja e të fejuarit të saj.

E ëma është shprehur se e bija ka qenë në një lidhje me Andon Shosharin, por janë ndarë dhe më pas është fejuar me dikë tjetër, por pretendon se familjarët e tij nuk e lejojnë të takohet me vajzën.

Rudina Jashari deklaroi se dy të arrestuarit, Andon Shoshari dhe Ardin Nano, janë të mirë dhe se 20-vjeçarin, me të cilin vajza e saj ka pasur lidhje, e ka djalin e kunatës.

“Janë mashtrime, vajza ime është 16-vjeçe e kanë shtyrë të denoncojë Andon Shosharin dhe Ardit Nanon. Gënjejnë, vajza ime është shtyrë të bëjë denoncimin.

Të dy djemtë janë shumë të mirë, janë djem të lagjes. Ai është djali i kunatës sime, vajza ime ka qenë në një lidhje me të para dy vitesh dhe ajo ka kryer marrëdhënie me të, nuk është problem.

Pasi janë ndarë nuk kanë pasur ngacmime. E kanë shtyrë vjehrra, kunati, e burri. Ajo është e fejuar, nuk është martuar akoma. Janë gënjeshtra, presim të marrin masa sepse nuk jam e bindur. Mua smë tha asgjë, nuk më lejojnë ta takoj burri dhe familjarët e saj. I kam shkuar me polici tek shtëpia.

Vajzën nuk ma sjellin tek shtëpia, unë kam për detyrë ta marr fëmijën këtu, tek shtëpia ime, të mos jetë tek vjehrra. E dua vajzën time në shtëpi, s’kam ankesa për dy djemtë janë të mirë”, tha nëna e të miturës.

Të dyshuar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë janë Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardin Nano, 33-vjeç, të cilët janë arrestuar nga policia.

Ndërkohë që pritet të bëhet e ditur zyrtarisht edhe përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore e kryer mbi dy vajzat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe”, raportoi policia.

Të dyja familjet hedhin akuza kundrejt familjes ku janë fejuar dy vajzat, duke deklaruar se ata kanë inskenuar gjithë këtë ngjarje, për shkak të inatit dhe xhelozisë pasi dy vajzat kanë pasur një marrëdhënie (bashkëjetesë) me dy djemtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 32-VJET PA FESTUAR ME FAMILJEN/ Artjola Toska: Festova vetëm 1 vit me burrin, nuk dija si bëhej tavolina
Previous article LUFTA/ Izraeli vijon bombardimet në Gazë, raportohet për dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT