• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDHUNIMI I 16 VJEÇARES/ Habit IMAMI: Vajza është veshur në mënyrë provokative
Home
Sociale

PËRDHUNIMI I 16 VJEÇARES/ Habit IMAMI: Vajza është veshur në mënyrë provokative

8 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Përdhunimi i një 16-vjeçareje në Drenas nga mësuesi dhe më pas nga një polic ka tronditur opinionin publik jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Po edhe më i rëndë është reagimi i një imami në Kosovë. Imami i një xhamie në Rahovec, Bedri Bytyçi ka fajësuar vajzën për përdhunimin, pasi sipas tij edhe veshja provokative në shkollë e nxënëses ka nxitur mësuesin që ta ngacmojë dhe më pas përdhunojë.

“Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag”, ka thënë imami Bytyçi.

Ja reagimi i plotë i Imamit:

Nevoja për moral institucional apo për institucione morale!

Në Kosovën tonë të “dashur” ka vend dhe hapësirë për çdo gjë që nuk është e mirë, për çdo gjë që nuk është morale, nga ajo më e vogla deri të më e madhja, e cila është e vogël dhe e madhe nuk dua ta definoj!

Java filloi me një kronikë nga RTK-ja, e cila kronikë ishte vendosur ndër lajmet e para të edicionit informativ, për një keqkuptim që kishte ndodhur mes Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri dhe një qytetari për (mos)pagesën e antarësisë si rrjedhojë për (mos)kryerjen e ceremonisë së varrimit!

RTK i mbyll sytë përballë lloj-lloj skandali që ndodh nëpër institucionet publike shtetëore por është syçelë dhe mezi pret që të ndodhë diçka në institucionet fetare Islame për të bërë kronikë e për të qenë lajmi kryesor, pavarësisht se RTK si televizion publik paguhet nga 95% myslimanë!
U mundua të njollos petkun e Imamit por u njollos vet!

Vazhdoi e dita e marte me skandalin e policit ndaj një të miture, që erdhi si pasojë e ngacmimit seksual të mësuesit ndaj nxënëses, kjo e fundit për të kërkuar ndihmë nga polici e gjeti vetën në prehrin e tij!
Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacëmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag!

Kur ne i kemi sytë në ndihmën e policëve tanë, e ata(ai) na “ndihmojnë” duke na shantazhuar e duke shfrytëzuar rastin, s’na mbetet tjetër veçse ta marrim vet ligjin në dorë!

Rasti i radhës ishte “mirësjellja” e doktorit me një paciente!

Këto skandale që pak i dijmë e që shumë janë në realitet, na tregojnë se qëndrojmë keq si shoqëri, se duke dashur të bëhemi dikush tjetër, kemi harruar se cilët ishim, se urgjentisht kemi nevojë për moral institucional ose për institucione morale!

Duhet rritur koeficenti moral!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "USHQIMI MË I LIRË NË KIOSKËN E SHKOLLËS"/ Blerina Bombaj kujton vështirësitë e jetës si studente (FOTO)
Previous article QË TA MARRIN VESH TË GJITHË/ Ja 3 arsye pse meshkujt refuzohen nga femrat

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt Aktualitet

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper Aktualitet

PROTESTA E PD/ Shtyrje mes Balliut e efektivëve, pason hedhja e spray-t me piper

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT