• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDHUNIMI I 12-VJEÇARES/ Prek me fjalët gjyshi i saj: Vajza e vogël nuk ikën në shkollë se nuk ka motrën…
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRDHUNIMI I 12-VJEÇARES/ Prek me fjalët gjyshi i saj: Vajza e vogël nuk ikën në shkollë se nuk ka motrën…

5 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel gjyshi i 12-vjeçares së përdhunuar nga i moshuari në Pogradec, ka dhënë një intervistë ekskluzive. Ai ka këmbëngulur duke kërkuar zgjidhje nga drejtësia për rastin e mbesës së tij.

“Duam që t’i sigurojë vajzës një vend të sigurt mos të ngeli aq e traumatizuar, sepse është e traumatizuar”, tha gjyshi i saj ndër lot.

Gjithashtu ai ka shtuar detaje nga përdhunimi duke thënë se vajza e djalit të tij është lidhur nga i moshuari dhe është abuzuar në mënyrë të dhunshme duke i mbyllur gojën. Përveç kësaj, mbesa e tij e vogël nuk pranon të shkojë në shkollë sepse nuk ka motrën e madhe. Fjalët e gjyshit kanë prekur studion e emisionit “Shqipëria Live” ku të ftuarit kanë shprehur emocionet etyre në lot.

“Epo, ai ta lidhi vajzën me litar dhe t’i mbylli gojën. Çfarë ku u pa kjo? Djali ka dy vajza dhe ka edhe një tjetër 8 vjeçe që nis shkollën sërish. E vogla nuk do të shkojë në shkollë, sepse nuk ka të madhen. Do më ngelet vajza pa shkollë. Shteti, po të ketë mundësi, sepse këtu nuk vijnë as fëmijët, as djali, sepse ai do të rrijë pas fëmijëve. Shtetit i lutem të bëjë diçka. Kaq kisha, s’kam më për të folur. Ju faleminderit, erdhët dhe morët mesazhin tonë. S’kemi gjësend, as me mbesat me fëmijët, vetëm me këtë kërkojmë nga drejtesia. Mos të shohin interesin apo diçka tjetër. Për ne, kjo është e rëndësishme dhe kërkojmë që të mos lehtësohet.”

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në fshatin Piskupat të Pogradecit, ku një vajzë 12-vjeçare ka rezultuar shtatzënë rreth 22 javëshe pas një vizite në spital. Dyshohet se ajo është abuzuar seksualisht nga Rushan Selko, një i moshuar 70-vjeçar me njohje familjare. Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 67-vjeçarin Rushan Selko, i akuzuar se ka përdhunuar dhe ka lënë shtatzënë një vajzë 12-vjeçare.

Sipas Policisë së Korçës, ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë muajit gusht 2025, kur Selko ka abuzuar seksualisht me fqinjën e tij të mitur në banesën e tij, në fshatin Piskupat të bashkisë Pogradec. Gjatë kësaj kohe, ai e ka kërcënuar të miturën që të mos i tregonte prindërve për atë që kishte ndodhur.

Rasti u zbulua nga prindërit e vajzës, të cilët vunë re ndryshime të dukshme fizike tek ajo. Pas ekzaminimit mjekësor, u konstatua se e mitura ishte 22 javëshe shtatzënë, ndërsa më pas ajo ka rrëfyer edhe ngjarjen e rëndë.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 67-vjeçarin, kërkesë që është pranuar nga gjykata. Seanca gjyqësore e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më shumë se dy orë.

Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën e abuzimit seksual. Ndërkohë, vajzës i është marrë kampioni i fetusit për kryerjen e analizës së ADN-së, me qëllim vërtetimin e atësisë së fëmijës.

Pritet që përgjigjja e analizës të dalë brenda 2–3 javësh, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMËROHET DREJTORI I RI I UKT/ Ja kush do të zëvendësojë ish-kreun që u shkarkua në ditët e fundit të vitit 2025
Previous article PAMJET/ Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Maduro drejt gjykatës në New York

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT