Elina Ribakova, zëvendës kryeekonomiste në Institutin e Financave Ndërkombëtare ka deklaruar se Rusia mund të jetë duke fshehur të dhënat e vërteta të ekonomisë vendase, në përpjekje për të mos pasqyruar efektin e vërtetë të sanksioneve të ndërmarra nga Perëndimi.
“Ata po përpiqen të errësojnë pamjen ekonomike. Mediat ruse bllokojnë perëndimin, ndërsa ne nuk kemi akses në statistikat ruse. Perdja e Hekurt po vjen në të dyja variantet”, është shprehur ajo.
Autoritetet ruse thuhet se kanë ndaluar publikimin e të dhënave mbi borxhin e qeverisë, statistikat tregtare dhe prodhimin e naftës, raportuan mediat britanike.
Rritja e ndërprerjes së energjisë interpretohet si një lëvizje e autoriteteve ruse për të mbrojtur ekonominë dhe kompanitë vendase nga sanksionet e mëtejshme nga Perëndimi pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Sanksionet e kanë shkëputur Moskën nga pjesa më e madhe e infrastrukturës financiare perëndimore.


