• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRÇARJA/ Kryemadhi: Do dëshiroja të shikoja se çfarë ndodh me opozitën, duhet të marrë…
Home
Politikë

PËRÇARJA/ Kryemadhi: Do dëshiroja të shikoja se çfarë ndodh me opozitën, duhet të marrë…

17 September, 2021 s.autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi foli në foltoren e Kuvendit në lidhje me programin ne qeverisë “Rama 3”, duke e quajtur atë një program që përsërit atë të dy mandateve të shkuara. Kryemadhi deklaroi se do të dëshironte të shikonte se çfarë ndodh me opozitën, megjithatë theksoi se nuk i takon asaj ta bëjë këtë pyetje por të marrë përsipër disa përgjegjësi të tjera. Ajo uroi 12 gratë ministre.

“Për hir të së vërtetës është edhe thelbi i parlamentit që jemi. Sot ne jemi në diskutimin sa i përket programit të qeverisë. Nuk mund të them se hezitova për ta lexuar se isha e bindur që do ishte një përsëritje. Për hir të së vërtetës detyrimi ndaj votuesve të LSI dhe votave të tjera të pavlefshme më çuan që në këtë sallë të bëj diferencën mes asaj që ndodh pas kuintave.

A duan shqiptarët një shtëpi me themel të fortë. Jam e bindur që po. A duan që vendi i punës të jetë meritokraci apo ta marrim përmes patronazhistit?! A duan një qeveri që rrit taksat apo që ul taksa, rrit pensionet dhe respekton mjekët dhe infermierët. A duan një Shqipëri ku të rinjtë të largohen apo të gjejnë punë të mirë paguara jashtë Shqipërisë. Zgjedhjet që kaluan na përballën me të pamundurën. Do dëshiroja të shikoja se çfarë ndodh me opozitën.

Nuk më takon ta ngrej këtë pyetje por t ë marr përsipër disa përgjegjësi të tjera. Në radhë të parë për t’u uruar grave, 12 gra ministre. Gratë në jetën e familjeve shqiptare janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. I rrisin me dashuri fëmijët. Është shumë e rëndësishme të jenë gra me dinjitet dhe të bëjnë krenare gratë e Shqipërisë. Shqipëria nuk ka nevojë për kukulla por për njerëz të vërtetë. Gratë kanë nevojë të ngrihen.

Akoma nuk shikoj në programin e qeverisë diçka për vendet e punës. Nuk shikoj shëndetësi falas. Nuk ka qenë falas shërbimi i të sëmurëve me COVID. Është folur në program për art dhe dashuri. U fol shumë sot edhe për Ballkanin e Hapur. Por nuk është gjë tjetër veçse një Ballkan i shqyer. Sot shikoj nga maxhoranca që flasin por shumë pak dëgjoj të pyesin se çfarë është Ballkani i Hapur. Na duhen jurist për të kuptuar se çfarë fitojnë”, tha Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E FRIKSHME/ Gruaja shtatzënë tenton të hidhet nga dritarja për t'i shpëtuar burrit abuziv (VIDEO)
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Janë që të dy të humbur

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT