• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRÇAHET OPOZITA/ Duka mbështet vendimet e Bashës, ndërsa Mediu i hapur për negociata me PS
Home
Intervista

PËRÇAHET OPOZITA/ Duka mbështet vendimet e Bashës, ndërsa Mediu i hapur për negociata me PS

30 August, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Opozita nuk është e përçare! Kjo është deklarata që vjen nga dy aleatët e Lulzim Bashës, kryetarit të Republikaneve, Fatmir Mediu dhe atij të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, të cilët së bashku me LSI-në, ishin partitë që depozituan kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti më 13 tetor.

Por edhe pse deklarojnë se midis opozites nuk ka percarje, Mediu dhe Duka ndahen në disa pika. Agron Duka i qendron linjës së Bashës, kur thotë se opozita nuk negocion dhe nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër, ndersa Fatmir Mediu është pro negociatave, por jo të drejtpërdrejta mes dy liderëve politikë Basha e Rama.

Një pikë tjetër ku ndahen dy aleatët është edhe djegia e mandateve. Duka e cilësoi si të detyrueshëm këtë hap të opozitës, ndërsa Mediu shprehet se opozita duhet ta kishte vazhduar luftën e saj në parlament.

Kreu i Republikanëve dhe ai i Partisë Agrare ambientaliste ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me aksionin e opozitës këtë sezon të ri politik. Sipas tyre protestat popullore do të shoqërohen edhe me takime me popullin për t’iu ofruar atyre alternativën qeverisëse të opozitës.

Dy aleatët e Bashës, mbështesin qëndrimin e Presidenit Meta dhe tentativat e tij për të gjetur një zgjidhje të krizës.

Në ditet në vazhdim opozita e bashkuar pritet të mbajë një takim, ku do të diskutohen edhe hapat konkrete të cilat do të ndiqen, për të arritur atë cfarë opozita ka synim, zgjëdhje të lira e të ndërshme të cilat sipas saj, duhet të realizohen nga një qeveri tranzitore, pa Ramën kryeministër.(bw)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Ilir Meta e pranoi hapur se po tallet me dekretet
Previous article HAILEY ''RINGJALL'' PRINCESH DIANA-N/ Ja seti fotografik që i bëri të gjithë ta dashurojnë modelen

F.autor

Postime të ngjashme

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT